Horoskopi, 19 shkurt 2017

Life style

Horoskopi, 19 shkurt 2017

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 07:16
Ilustrim

Dashi 21/3 - 20/4

Konfigurimi i yjeve do të jetë shumë i favorshëm gjatë kësaj dite për jetën tuaj në çift. Beqarët do hapin një faqe të re. Nuk do jeni më vetëm dhe do përjetoni kënaqësi të reja.

Demi 21/4 - 21/5
Më në fund ata që janë në një lidhje do t’i zgjidhin mosmarrëveshjet që kanë pasur dhe do ndihen më të qetë. Beqarët do ta kenë të vështirë ta gjejnë shpirtin binjak edhe pse do mundohen mjaft.

Binjakët 22/5 - 21/6

Në sajë të mbështetjes që do t’ju japë Dielli dhe Hëna do keni mundë- si ta stabilizoni jetën në çift gjatë kësaj dite. Beqarët do të kenë takimin që kanë ëndërruar .

Gaforrja 22/6 - 22/7 

Tregohuni sa më të matur sot kur të flisni mbi një temë delikate me partnerin, sepse pa dashje mund ta lëndoni atë. Beqarët do kenë mundësi për takime impresionuese. Financat do jenë delikate, sepse do shpenzoni pamasë.

Luani 23/7 - 21/8 

Venusi do t’ju ndihmojë sot të zgjidhni problemet në jetën tuaj në çift. Beqarët nuk duhet të fillojnë aventura kalimtare vetëm e vetëm sa për të kaluar. Në planin financiar planetët do t’ju gjenden pranë.

Virgjëresha 22/8 - 23/9

Ata që janë në një lidhje do kenë debate të zjarrta sot me partnerin. Beqarët nga ana tjetër nuk duhet të kenë frikë të dalin nëpër takime. Mos shpenzoni pa u menduar!

Peshorja 24/9 - 23/10

Gjatë kësaj dite do beni gjithçka që ta përmirësoni ambientin në jetën tuaj në çift. Me pak përpjekje do t’ia arrini. Në planin financiar ka ardhur koha për të bërë investimet e mëdha. Do arrini suksesin e dëshiruar.

Akrepi 24/10 - 22/11 

Dita e sotme do jetë më e favorshme për ata që janë vetëm. Jeta sentimentale e çifteve nuk do ketë as probleme, por as pasion të madh. Në planin financiar ambienti nuk do jetë i favorshëm për investime.

Shigjetari 23/11 - 22/12 

Do keni më tepër besim tek njëritjetri ju që jeni në çift dhe do flisni hapur për gjithçka. Rrethanat nuk do jenë të favorshme që beqarët të nisin aventura. Mos hidhni hapa për të cilat do pendoheni shpejt.

Bricjapi 23/12 - 20/1 

Jeta ne çift nuk do ketë asgjë interesante gjate kësaj dite. Në planin financiar nuk pritet të ketë ndryshime të mëdha. Vazhdoni të tregoheni të matur me shpenzimet.

Ujori 21/1 - 19/2 

Qetësia do mbizotërojë gjateë gjithë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Beqarët nuk duhet të dalin në përfundime të menjëhershme sapo të kryejnë një takim.

Peshqit 20/2 - 20/3 

Nëse partneri ju kërkon të bëni diçka për të, mos e neglizhoni. Beqarët do jenë plot angazhime dhe nuk do gjejnë kohë për të kërkuar personin e duhur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat