Prostituta e luksit rrëfen jetën: Preferencat dhe sa fiton

Life style

Prostituta e luksit rrëfen jetën: Preferencat dhe sa fiton

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 15:23
25-vjeçarja nga Sidnei iu përgjigj pyetje të ndryshme në Reddit AMA.

Një prostitutë luksi ka rrëfyer jetën e saj, ndërsa historia e saj ka ‘pushtuar’ faqet e mediave të ndryshme.

25-vjeçarja nga Sidnei iu përgjigj pyetje të ndryshme në Reddit AMA.

Ajo tha se merr 550 dollarë për një orë për shoqërinë e saj.

Ajo shtoi se nuk shkon kurrë me irlandezë dhe refuzon të luajë role incesti.

Për çudi, ajo tha se eskortat pëlqejnë më së shumti të bëjnë seks me meshkuj të rrumbullakosur.

“Një sekret i industrisë: na pëlqejnë meshkujt e shëndoshë, sigurisht ne jemi sipër tyre”.

“Nuk e di përse është kaq argëtuese të luash me atë ‘jastëk’”.

Ajo pretendon se ka bërë seks me më shumë se 1100 meshkuj- klienti i saj më i moshuar ka qenë një i mbijetuar i Holokaustit.

Në prezantimin e saj, ajo thotë se ka hyrë në industri kur ishte në fund të adoleshencës.

Ajo thotë se vetëm në vitin 2014 vendosi të punojë si eskortë private, pas disa viteve në një bordello.

Një vit më vonë pësoi një kolaps nervor dhe e la punën për 9 muaj.

Tani është rikthyer, por sërish në qershor do e lërë punën pasi do vazhdojë studimet për master.

Ajo zbuloi se merr 550 dollarë për orën e parë, 500 për orën e dytë dhe më pas 300 dollarë për çdo orë shtesë.

“Nuk kam pamjen e një modele, por jam bukuroshe dhe kam një trup të mirë dhe lëkurë shumë të butë”.

“Klientët më thonë zakonisht se jam e lezetshme”.

Klientët e saj janë kryesisht nga mosha 40 deri në 60 vjeç.

“Ndjehem mirë me meshkujt e kësaj moshe, sepse janë të sjellshëm dhe bujarë”.

Nga data 23 dhjetor deri më 21 janar nuk ka marrë ndonjë ofertë, pasi thotë se kjo është koha më e qetë për industrinë e seksit.

Sipas saj, shumica e klientëve të martuar e takojnë atë nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 8.

“Kështu u vidhen partnereve, duke u thënë se po shkojnë në punë”.

Ajo tha se mamaja dhe ish-të dashurit e saj e dinë që është eskortë, por ajo ka frikë nga babai dhe vëllezërit nëse e mësojnë.

“Megjithatë thellë në vete më duket se babai e di”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat