Tre rekomandime për aspirinën ta praktikoni në bukuri

Life style

Tre rekomandime për aspirinën ta praktikoni në bukuri

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 15:29
Perdorimi i aspirines

Aspirina është një nga barnat më të njohura, e cila përdoret për shumë funksione.

Ja tre përdorimet e aspirinës:

Si të luftoni zbokthin dhe rrisni flokët

Merrni dy tableta aspirine dhe shtypini mirë, në vazhdim, përziejini me pakëz shampo dhe bëni masazh të lehtë në rrënjët e flokëve për 3-4 minuta. Pastaj lahuni normalisht.

Scrub fytyre me aspirinë

Shtypni një aspirinë derisa të bëhet pluhur dhe përziejeni me paskëz ujë. Pastaj fërkoni fytyrën lehtë me të.  Përsëriteni 1 herë në javë.

Si të eleminoni njollat e verdha në duar nga cigarja

Në lëngun e një limoni të shtydhur shtoni pluhurin e 2-3 aspirinave të shtypura. Në vazhdim, lagini duart me të dhe lereni të veprojë për rreth 10-15 minuta.

Për rezultate sa më të mira përsëriteni procesin disa herë në javë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat