8 shenja që tregojnë se stili juaj është i mërzitshëm

Life style

8 shenja që tregojnë se stili juaj është i mërzitshëm

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 15:41
Ilustrim

Ju duket vetja se jeni rrethuar në një humnerë sa i përket modës? Ne e kemi përgjigjen si të dilni nga kjo situatë e mërzitshme!

Edhepse fillimi i pranverës është në prag të ardhjes, ju keni shpenzuar një pasuri të tërë në koleksionin më të ri dimëror. A ju mungon ideja dhe frymëzimi në veshje dhe përcjellje të modës? Ja disa nga truqet që mund të ju identifikojnë:

Në garderobën tuaj dominojnë vetëm dy-tri stile. Për shembull – xhinse të ngushta në disa ngjyra, rroba që nuk kërkojnë hekurosje dhe këmisha klasike…
Ju jeni një mjeshtër i “uniformës”. Kur është hera e fundit që keni dalur pa këpucët tuaja të preferuara, atletet adidas apo xhinset deri në bel?
Vazhdimisht i përsëritni rrobat. Ne e dimë që visheni me veshje të rastit apo ‘casual’…
Fustani juaj i zi është bërë i domosdoshëm. Një i tillë klasik është mëse i nevojshëm, por jo edhe të vishet çdo javë!
I qëndroni besnik brendeve të njejta. E dini çdo dyqan me emër dhe merrni lirime nga sasia e tepërt e blerjeve.
Bleni me të madhe. Dhe sërish nuk keni se çfarë të vishni!
Garderoba juaj është plotësisht njëngjyrëshe. Në mesin e ngjyrës së zezë, mund të gjenden ndoshta edhe disa nuanca gri…
Nuk ju kujtohet kur e keni ndërruar herën e fundit çantën? Apo stilin e flokëve? Apo ndoshta syzet e diellit?!

A e shihni veten në ndonjërën nga këto shenja? Po? Atëherë mos u shqetësoni, ne kemi disa zgjidhje për problemin tuaj:

Bëni një listë. Shkruani të gjitha pjesët themelore që i keni dhe që ju nevoiten. Xhaketë e zezë, një palë xhinse të mira, një këmishë e bardhë, e shumë gjëra tjera elementare…Gjithmonë investoni në veshje cilësore që përbëjnë bazën e çdo garderobe.
Gjeni frymëzim apo muzën tuaj. Ndjekni ndonjë profil në Instagram të blogereve të ndryshme dhe frymëzohuni në stil.

Stili i rrugës është gjithnjë një frymëzim i mirë. Rrjetet sociale si Instagram dhe Pinterest janë gjithmonë të pasur me kreativitet dhe stil. Ruani foto të ndryshme që mund të ju shërbejnë kur nuk e keni idenë se si të visheni.
Qarosni veten me ndonjë veshje që është në modë. Nuk mundeni të bleni të gjitha veshjet për dhjetë vitet e ardhshme. Një detaj në modë do të theksojë shumë veshjen tuaj.
Sfidojeni veten! Mundohuni të kombinoni gjithçka që keni në dollap. Nëse nuk mund ta kombinoni ndonjë veshje, ose thjeshtë nuk ndiheni rehat me të, atëherë hidheni!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat