Modelja transgjinore që bëri historinë

Life style

Modelja transgjinore që bëri historinë

Më: 23 shkurt 2017 Në ora: 17:57
Anjali Lama

Me një qëndrim të guximshëm dhe tipare mahnitëse, 32 vjeçarja Anjali Lama duket që ndihet si në shtëpi në mesin e modeleve të shumta në Javën e Modës në Mumbai.

Megjithatë, me çdo hap që ka hedhur në paraselë ajo ka shënuar historinë.

E lindur ne Nabin Waiba, si mashkull, dhe e rritur në distriktin rural të Nuwakot në Nepal, Lama gjithnjë ishte e ngacmuar për tiparet e saj të femrës.

E këtë javë ajo u bë modelja e parë transgjinore që eci nëpër pasarelat e Javës së Modes në Indi.

“Të tregoja se kush jam ishte mjaft e vështirë për mua, kështu që të konsideroja një karrierë si modele ishte një mundësi me probabilitet të vogël.

Mirëpo shoqëria ime insistoi që ta provoja, e inkurajimi i tyre më bëri të ndihesha mirë” ka thënë Lama.

Fillimisht ajo u shfaq në vitin 2010 në pasarelën e dizajnerit Subexya Bhadel nga Nepali, por ambiciet e saja ishin edhe më të mëdha.

Edhe pse herën e parë nuk u pranuar, herën e dytë, këtë vit, ajo u shfaq në pasarelën e Javës së Modës në Indi.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat