Gjithmonë e keni rregulluar shtratin gabim

Life style

Gjithmonë e keni rregulluar shtratin gabim

Më: 23 shkurt 2017 Në ora: 21:24
Ilustrim

Të rregullosh një shtrat siç duhet në mëngjes, është ndjesia më e bukur në botë. Madje shumë ekspertë e këshillojnë këtë si rit të përditshëm për të patur një humor të mirë gjatë ditës.

Shtrati është vendi ku shplodhemi, marrim forca pas një ditë të lodhshme dhe kalojmë një pjesë të mirë të kohës gjatë 24 orëshit të ditës. Disa palosin çarçafët, të tjerë thjesht tërheqin mbulesën sipër, pasi mendojnë se humbasin kohën kot. Por këto mënyra janë të gabuara. 

Ka disa truke të thjeshta për ta bërë shtratin tuaj të duket perfekt si ato të hoteleve dhe ta transformosh efektet e të gjithë elementëve arredues për të cilat të jeni krenar.

Ja se si duhet rregulluar shtrati:
Këndet si të spitalit

njihen edhe si këndet ushtarake, por kjo mënyrë e rregullimit do ju ndryshojë jetën. Mendoni që shtratet e spitalit dhe kazermave janë ëmblemë e rregullit. Janëpin ndjesinë e pastërtisë dhe stabilitetit, sikur nuk do të hiqeshin kurrë.

Truku është që të bllokosh cepat e çarçafit nën dyshek me një lëvizje të dyfishtë. 

Këllëfët e jastëkëve
Nëse jeni një governante e mirë, sigurisht që e dini këtë truk. Bëhet fjalë për një metodë të lehtë dhe të shpejtë për të vendosur këllëfët e jastëkëve pa asnjë sforcim.
Mjafton të kapësh dy këndet e sipërme të jastëkut të bashkuar me një dorë e më pas ti futësh me një gjest në brendësi të këllëfit. Dhe kaq. Kur të lëshoni këto këndet gjithçka do të jetë në vendin e vet. 

Çarçafë të hekurosur, kur nuk i hekuros fare
Të gjithëve na pëlqejnë çarçafët e hekurosura mirë, por jo të gjithë kemi kohë apo dëshirë ti dedikohemi hekurit. Për të shmangur këtë problem mjafton ti tërheqësh çarçafët dhe ti nderësh në momentin kur janë të lagur. Para se të thahen mirë shtrojini që të hekurosen vetë kur i vendos në shtrat. Këtë proces mund ta bëni në mëngjes, në mënyrë që kur të ktheheni në shtëpi të jenë tharë.

Vendosja e jastëkëve
Të dekorosh shtratin është art. Për fat mjafton pak për të mësuar. Një nga truket më të zakonshme është të përdorni jastëk të ndryshëm nga ata që flini dhe ti shfrytëzoni për të dhënë efektin e një rregulli të plotë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat