Diferenca ideale mes gjatësisë së mjekrës dhe flokëve

Life style

Diferenca ideale mes gjatësisë së mjekrës dhe flokëve

Më: 25 shkurt 2017 Në ora: 08:29
Justin Timberlake

Meshkujt kanë hasur gjithmonë në vështirësi sa i përket gjatësisë që ata duhet të mbajnë mes flokëve dhe mjekrës për të pasur një luk më të bukur.

Xhastin Timberlejk, Xhorxh Kluni dhe Andrea Pirlo janë disa prej personazheve të njohur të cilët shquhen për mbajtjen e mjekrës dhe një kombinim ideal mes flokëve.

“The Independent”, sjell një artikull ku ka pyetur një berber të njohur në Angli, Miles Wood-Smith se cili është kombinimi ideal mes flokëve dhe mjekrës.

Për flokët e shkurtër: Mjekër të gjatë, dhe të hollë
Për flokë me gjatësi mesatare: Flokëve me gjatësi mesatare u përshtaten pothuajse të gjitha llojet dhe gjatësitë e mjekrës
Për flokë të gjatë: Mjekra e shkurtër sjell një luk më interesant dhe pamje më tërheqëse, kjo pasi flokët dhe mjekra janë në kontrast me njëra tjetrën
Pa flokë: E mira është mos mbash mjekër.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat