Udhëzues i prekjeve të “bukurosheve” të saj

Life style

Udhëzues i prekjeve të “bukurosheve” të saj

Më: 25 shkurt 2017 Në ora: 08:57
Ilustrim

Lexoni cilat janë mënyrat më të mira për stimulim seksual të të gjithë tipave të sisëve, si edhe cilat janë ato gjërat argëtuese të cilat mund t’i bëni me thimthat e saj.

Sisët janë sikur fjolla – të gjitha janë të veçanta. Që t’ia arrini që partnerja juaj t’ju “shkrihet” në duar, mësoni lëvizjet e vërteta për tipin e saj të trupit.

1. Sisë të mëdha
Në kuadër të studimit, i cili është bërë në Universitetin e Vjenës, janë zbuluar që rreth 24 për qind e sisëve të mëdha janë më pak të ndjeshme në stimulim se sa ato të voglat. Kjo është kështu me siguri për shkak që nervi i cili transmeton ndjenjën deri te thimthat është i zgjatur. Pra, stimuloni me gjuhë apo me gishta anën e jashtme të sisëve, pjesën e cila është më afër nënsqetullës. Mund të eksperimentoni pak me “kafshim” të butë.

2. Sisë të vogla
Janë të ndjeshme, mirëpo mund të përballojnë më shumë lëvizje pikërisht për shkak të vëllimit të vogël të tyre. Vendosni në shuplaka, lëvizni lart-poshtë dhe me kujdes shtrëngoni gjatë seksit.

3. Sisët e lëshuara
Ato mund të jenë më së paku të ndjeshme, sepse jo vetëm që janë të zgjatura nervat, por për shkak të peshës së sisëve edhe janë të ngjeshura. Le të shtrihet partnerja juaj në shpinë, sepse sisët ashtu ngrihen, gjë që do të lirojë tensionin në nerva dhe do t’i ndihmojë asaj që të përqendrohet te kënaqësia.

4. Sisët me impiante
Nëse operacioni plastik është bërë ashtu siç duhet, impiantet nuk do të duhej të ndikonin në ndjenja, mirëpo sisët do të lëvizin ndryshe. Përqendrohuni në sipërfaqen e sisëve dhe me gjuhë bëni lëvizje rrethore në drejtim të thimthave.

5. Sisët e femrës që sapo është bërë nënë
Thimthat e saj do të jenë më të ndjeshme, andaj më mirë është që butësisht t’i vendosni duart në pjesën e poshtme të sisëve dhe t’i mbani. Ajo do të ketë ndjenjë të mirë ndonjëherë pas dhembjeve gjatë ushqimit me gji të foshnjës.

Si të shtoni sa më shumë kënaqësinë gjatë seksit
Jepni komplimente për dukjen e sisëve të saj dhe tregoni se çfarë ndjenje të mirë keni kur ia prekni në fillim të paralojës. Në bazë të hulumtimeve, femrat të cilat nuk janë të kënaqura me madhësinë e sisëve janë të prira që të fshehin sisët gjatë seksit, e po çka mbetet pra nga argëtimi e kënaqësia. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat