Këshilla se si të bëni mashkullin t`a marrë malli për ju

Life style

Këshilla se si të bëni mashkullin t`a marrë malli për ju

Më: 26 shkurt 2017 Në ora: 15:37
Ilustrim

Pa marrë parasysh nëse jeni në lidhje apo jo, ua sjellim dhjetë këshilla se si të bëni mashkullin që të mendojë dhe ta marrë malli për ju. Meshkujt janë të komplikuar dhe kanë nevojë për vëmendje, dashuri, mirëpo me raste është mirë që të shmangeni për pak kohë që të bëni t`i mungoni.

Nëse jeni në lidhje

Nëse jeni në lidhje dhe ndjeheni se shkëndija juaj ka filluar të shuhet mos u shqetësoni. Me kohë ai do i marrë punët në duart e veta dhe do të mundohet që të ju përfitojë sërish.

Mos u bëni e “disponueshme” në çdo kohë

Nëse ai ju shkruan mesazh mos ia ktheni menjëherë, përveç nëse është ndonjë urgjencë. Jepni pak kohë që ta intrigoni.

Tregoni se si e keni kaluar ditën

Një nga mënyrat më të mira që ta bëni ta marrë malli për ju është që të kaloni kohë të mirë pa të. Ai do të dëshirojë që të jetë pjesë e jetës suaj dhe të ju bëjë të lumtur si dhe të rifitojë vëmendjen tuaj.

Jepini një seks të paharrueshëm

Partneri juaj do të jetë shumë i faleminderueshëm nëse i dhuroni një natë magjepsëse në krevat. Andaj mundohuni, përdoreni imagjinatën ti jepni një seks të paharrueshëm.

Injoroni atë

Nëse partneri juaj është i ftohtë, luaje të njejtën lojë. Silluni sikur jeni e zënë tërë kohën dhe se nuk keni mundësi të flisni, derisa ai të bëjë hapin e parë.

Nëse nuk jeni më bashkë

Nëse ju dhe i dashuri juaj nuk jeni më bashkë në lidhje atëherë duhet të luani një lojë tjetër.

Duhet të dukeni e përkryer

Rregulli i parë kur dëshironi që t`i mungoni ish të dashurit është të dukeni e përkryer edhe pa të. Ajo do e çmend dhe do ia lëndojë egon.

Paraqituni me dikë tjetër

Apraqitja me një mashkull tjetër në vendet publike ku ndodhet edhe ish i dashuri do e bëjë të pasigurtë dhe do ju dëshirojë sërish.

Silluni mirë

Kur të takoheni me ish të dashurin, silluni mirë sikurse të bëhet fjalë për ndonjë mik të vjetër.

Bëhuni e lumtur edhe pa të

Mos u dëshpëroni sepse kjo gjë nuk do të funksionojë. Duhet të jeni e lumtur që të tërhiqni vëmendjen e tij.

Mbani parfumin e tij të preferuar

Nëse sinqerisht dëshironi ta bëni t`i mungoni atëherë vendoseni parfumin e tij të preferuar që tia përkujtoni çastet e kaluara bashkë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat