Disa gjëra thjeshtë tregojnë shumë për ju dy, zbuloni a i keni këto veti?

Life style

Disa gjëra thjeshtë tregojnë shumë për ju dy, zbuloni a i keni këto veti?

Më: 27 shkurt 2017 Në ora: 07:42
Ilustrim

Janë disa shenja që tregojnë nëse ju tashmë keni një lidhje të shëndoshë me partnerin tuaj.

1. Ju nuk frikësoheni se ai/ajo do të bëjë diçka për të ju lënduar

Ndjenja se ai/ajo mund të ju lëndojë ose mund të ju lërë është venitur. Ju thjeshtë e dini se personi që keni në krahë është i përkushtuar ndaj jush dhe nuk do të bënte asgjë që ju të ndiheni keq.

2. E dini nëse ju dashuron apo jo

E dini sigurt nëse ai/ajo ju dashuron apo jo. Në momentin që e gjeni veten duke mos dyshuar në ndjenjat e tij apo asaj, merreni si shenjë se lidhja juaj është e shëndoshë. Kjo do të thotë që partneri juaj ka bërë çdo gjë për t’ua dëshmuar se ju dashuron.

3. Ju nuk shpresoni se ai/ajo do të ndryshojë

Nuk shpresoni fshehurazi që ai/ajo do të ndryshojë ndonjë ditë. Ta duash partnerin ashtu sic është dhe të jeni në rregull edhe me defektet e tij, është një shenjë se ju jeni me njeriun e duhur dhe se lidhja juaj ka bazë të shëndoshë.

4. Nuk u ankoheni miqve/mikeshave për të

Nuk e ndjeni nevojën që te miqtë tuaj më të mirë, të ankoheni për partnerin tuaj. Arsyet që të bëni ankesa kundrejt tij/asaj, thjeshtë ju mungojnë. Të mos kesh për çfarë të ankohesh, është padyshim në gjë shumë e mirë në lidhjen tuaj.

5. Miqtë tuaj e duan

Kur miqtë tuaj apo mikeshat tuaj e duan partnerin tuaj, kjo është premi. Është një ndjenjë e mrekullueshme të kesh krah vetes dikë të cilin edhe njerëzit e tu më të dashur, që ishin në jetën tënde para tij e vlerësojnë. Kjo padyshim është shumë pozitive për lidhjen tuaj.

6. Mund të grindeni pa frikën se do të ndaheni

Përleshjet tuaja, janë vetëm përleshje dhe mbesin aty ku u nisën në fillim. Ju më nuk e keni frigën se një grindje mes jush do ta përfundojë lidhjen tuaj. Grindja mes jush do të thotë një mospajtim, por asnjëherë nuk e shqyrtoni mundësinë e ndarjes.

7. Mesazhet dhe telefonatat

Kur nuk shqetësoheni më nëse ai/ajo nuk ua rikthen mesazhin apo telefonatën, ju definitivisht jeni në rregull mese vete. E kuptoni njëri tjetrin dhe punën e njëri tjetrit dhe e dini që asgjë nuk është jo në rregull nëse partneri juaj vonohet me një mesazh apo thirrje telefonike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat