Nuk duhet ai t’i dijë të gjitha: 4 gjëra që mund ti mbani sekret nga i dashuri

Life style

Nuk duhet ai t’i dijë të gjitha: 4 gjëra që mund ti mbani sekret nga i dashuri

Më: 14 mars 2017 Në ora: 18:46
Ilustrim

Ja në cilat 4 situata është thjeshtë më mirë të mbani gojën mbyllur.

Komunikimi është një nga themelet më të rëndësishme për lidhje të shëndetshme. Por, kur bëhet fjalë për këto 4 gjëra, ndoshta është më mirë t’i mbani për vete.

Fjalëkalimet tuaja

Parasegjithash mendojmë për rrjetet sociale. Shpalosja e tyre partnerit është plotësisht e panevojshme dhe mund të shkaktojë edhe më shumë grindje, në rast se sheh diçka që nuk i pëlqen apo interpreton diçka gabimisht. Gjithashtu, as ju mos e detyroni të ndajë fjalëkalimet me ju. Gjithmonë është më mirë ti besohet partnerit se ai nuk do të devijojë në rrugë të gabuar, sado që të ju duket çmenduri.

Aventurat seksuale nga e kaluara

Jo, nuk jeni të obliguar ti zbuloni se sa partnerë seksual keni pasur deri tani. Gjithashtu, kur bëhet fjalë për jetën seksuale, ajo që ai gjithashtu nuk duhet ditur janë detajet e njejta me ish partnerët tuaj. Askush nuk e ka të lehtë të ndëgjojë gjëra të tilla, të cilat gjithashtu mundë të nxisin pasiguri dhe xhelozi tek ai ashtu që kujdes kur kur hapni tema të tilla.

Nuk ju pëlqen ndonjëri nga anëtarët e familjes së tij

Qoftë se bëhet fjalë për nënën e tij e cila ka dëshirë të bëhet e mençur, për motrën e cila vazhdimisht ju kontrollon se a jeni mjaft e mirë për atë apo dikë tjetër … Nëse i pranoni se nuk ju pëlqejnë, ai do të ndjehet në mëdyshje, sikur duhet të zgjedhë. Atë që duhet bërë, bëjeni me buzëqeshje, e pastaj vazhdoni të juajën. Edhe ashtu nuk do të jeni gjatë tërë kohës me to.

Nuk i besoni miqve të tij

Prap, ai kujdeset për familjen dhe miqtë e tij ashtuqë çfarëdo pranimi të llojit të tillë mund të shkaktojë probleme mes ju dy. Madje edhe kur nuk pajtoheni me ta, me ngacmimin se ata janë të këqinj vetëm e acaroni atë, sepse ata kanë qenë aty edhe para jush. Për këtë, më mirë këto gjëra mbani për vete.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat