Horoskopi, 17 mars 2017

Life style

Horoskopi, 17 mars 2017

Më: 17 mars 2017 Në ora: 07:16
Ilustrim

Dashi 21/3 - 20/4 Gjatë kësaj dite duhet të kënaqeni me sukseset e ditës së kaluar. Gjithsesi do të keni një atmosferë harmonike në shtëpi dhe një paqe të gjatë mendore.

Demi 21/4 - 21/5 Gjysma e parë e ditës do të jetë e mirë për shkak të kontakteve joformale dhe aktiviteteve të lira. Mbrëmja do të sjellë emocione të forta, por edhe probleme të papritura në familje.

Binjakët 22/5 - 21/6 Mëngjesi i kësaj dite nuk premton ndonjë ndryshim të menjëhershëm. Ju mund të jeni të sigurtë që të vazhdoni atë që jeni duke bërë dhe të gëzoni rezultatet e punës suaj.

Gaforrja 22/6 - 22/7 Në fillim të ditës do të gëzoni një qetësi dhe harmoni mendore të paparë. Mund të ndodh që të jeni ndikuar nga një ëndërr dhe të mos shkëputeni dot nga ndikimi i saj gjatë gjithë ditës.

Luani 23/7 - 21/8 Gjatë ditës luanët duhet të mbajnë një nivel të ulët të aktivitetit të tyre. Nëse jeni të shqetësuar nga kujtimet e këqija apo situatat që kanë kaluar, mos iu mëshoni atyre.

Virgjëresha 22/8 - 23/9 Të lindurit e kësaj shenje duhet t’ia kushtojnë gjysmën e parë të ditës bashkëpunëtorëve të cilët kanë rëndësi për ta. Mos u mundoni që të kuptoni plotë- sisht dikë që është i dashur në zemrën tuaj.

Peshorja 24/9 - 23/10 Nuk do jetë aspak e dobishme që të bëni plane për mbrëmjen që herët në mëngjes. Ka shumë të ngjarë që të rezultoni të paaftë për të parashikuar një kthesë të ngjarjeve.

Akrepi 24/10 - 22/11 Akrepat duhet të gëzojnë aktivitetet e tyre të preferuara gjatë gjysmës së parë të ditës. Sot dikush do ta kuptojë se sa zemërgjerë jeni treguar me të dhe pa i thënë asgjë.

Shigjetari 23/11 - 22/12 Vetmia do të jetë diçka e dobishme si në orët e para të mëngjesit edhe në vijim. Ju mund të zgjidhni të qëndroni në shtëpi ose të fshiheni në një qoshe më pak të dukshme.

Bricjapi 23/12 - 20/1 Do të jeni mjaft të lumtur në fillim të kësaj dite, por gjërat do të ndryshojnë gjatë mbrëmjes. Ndryshimet mund të jenë të detajuara për ju dhe do të duhet të përshtateni me to me kalimin e kohës

Ujori 21/1 - 19/2 Ujorët do e kenë të vështirë që të luftojnë me dembelizmin gjatë kësaj dite. Ngjarjet e mbrëmjes do të nxehin imagjinatën tuaj dhe do të kaloni nga fjalët në vepra.

Peshqit 20/2 - 20/3 Mos u ngutni në gjysmën e parë të ditës. Rrota e jetës është si një lëmsh që duhet tjerrë me durim për të qenë fitues. Strategjia qe do ndiqni do të japë rezultate të shkëlqyera. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat