Tronditet një shtet i tërë, 11-vjeçarja sjell në jetë fëmijën e saj të parë

Life style

Tronditet një shtet i tërë, 11-vjeçarja sjell në jetë fëmijën e saj të parë

Më: 17 mars 2017 Në ora: 15:34
Tressa Middleton

Një vajzë e moshës 11 vjeçare është bërë nëna më e re në Britaninë e Madhe. Vajza, emri i së cilës është mbajtur sekret, pritet të lindë sëshpejti. Policët janë duke hetuar në lidhje me këtë rast ndërsa babai i fëmijës dyshohet të jetë pak më i madh se vajza.
Për shkak të arsyeve ligjore vetëm disa detaje mund të bëhen publike dhe autoritetet lokale u kanë kërkuar familjarëve të mbajnë në heshtje të plotë këtë ngjarje.

Lajmet në lidhje me këtë çështje filluan të dilnin në dritë menjëherë pasi nëna më e re në Britani lajmëroi se po priste një fëmijë të dytë rreth një dekadë më pas. Tressa Middleton ishte vetëm 12 vjeçe kur solli në jetë fëmijën e saj të parë, pasi u përdhunua nga i vëllai.

Ajo e rriti fëmijën për dy vite me radhë, por më pas Annie, mamaja e saj tregoi të vërtetën në polici. Tani 23-vjecarja, e cila disa kohë më parë ra pre e abuzimit me drogën dhe alkoolin ka krijuar një jetë normale dhe është mëse e gatshme të lindë një tjetër fëmijë.

Teressa duket se po shndërrohet në vajzën e dytë të bërë nënë në një moshë të re në Britani, duke qenë se 11-vjeçarja po ia zë vendin.

Në fotot e mëposhtme është Tressa Middleton, vajza që u bë nënë në moshën 12-vjeçare. Foto të vajzës 11-vjeçare nuk ka, duke qenë se gjithçka po mbahet sekrete për shkak të moshës së re.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat