Studim: Martesa e keqe mund t’ua thyej zemrën

Life style

Studim: Martesa e keqe mund t’ua thyej zemrën

Më: 18 mars 2017 Në ora: 17:43
Ilustrim

Nëse po jetoni në një martesë të pakënaqur, atëherë ndoshta keni nevojë edhe për një kardiolog, pasi zemra juaj po thyhet çdo ditë nga pak, shkruan për CNN Lisa Respers.

Një studim i cili u ndjek nga shumë sociolog, zbulon se çiftet që kanë vite më shumë në martesa të dështuara, sidomos gratë, kanë një rrezik më të lartë të sëmundjeve në zemër.

Nga ky studim, është munduar të zbulohet edhe ku është problemi, tek mosha apo ndoshta edhe tek gjinia, pra burri apo gruaja janë fajtor.

Nga analiza që është bërë për 5 vjet me radhë, më shumë se 1,000 gra e burra të martuar që kishin martesa të këqija, dhe kanë probleme me zemër ishin të moshave 57-85.

Të anketuarit, kanë treguar se kanë probleme me zemrën, këtu kanë hyrë goditjet, tensioni i lartë dhe sulmet në zemër.

Studiuesit kanë treguar se jo të gjitha martesat shkaktojnë sëmundje, edhe nëse ato përcillen ndonjë herë me probleme, martesat e mira përkundrazi të japin pozitivitet, në krahasim me martesat e këqija që shkaktojnë dëme në zemër. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat