Seksi me shokun apo shoqen, një gabim i madh

Life style

Seksi me shokun apo shoqen, një gabim i madh

Më: 19 mars 2017 Në ora: 07:11
Ilustrim

Sipas ekspertëve, nëse kryeni marrëdhënie seksuale me mikun tuaj, gjërat do t’ju shkojnë keq.

Mesa duket edhe shkenca e konfirmon, se kjo është një ndër gjërat më të këqija që mund të keni në jetën tuaj.

Nuk do të zgjasë, ose nuk do përfundojë mirë

Një ndër gjërat më të vështira për t’u mbajtur është marrëdhënia seksuale që krijoni me një mik. Njerëzit që e kanë provuar janë shprehur se kanë pasur momente dramatike dhe kanë pasur më shumë konflikte me mikun e tyre. Pa u planifikuar, njëri prej tyre mund të bjerë në dashuri dhe nuk mund të marrë të njëjtën gjë nga personi tjetër.

Do shkatërroheni mendërisht

Pasi keni krijuar një lidhje të tillë ( miq me përfitime), ju nuk do jeni më si më parë. Ndjenja e dashurisë është futur në mes dhe nuk po ju lë të ecni përpara. Marrëdhënia juaj nuk është më si më parë dhe nuk shpreheni me njëri-tjetrin si dikur. Gabimi juaj është se keni krijuar këtë lidhje me mikun tuaj dhe askush nuk është më i njëjti.

Do ndikojë për keq në zgjedhjet tuaja

Ndoshta të dy jeni në një periudhë të jetës që nuk keni dikë pranë, por nëse vazhdoni të jeni miq për seks, kjo do ndikojë edhe në njohjen e dikujt tjetër që mund t’ia vlejë. Mesa duket, pa e kuptuar ju do humbisni njerëz të tjerë, që mund të jenë partnerët tuaj të ardhshëm. Situata juaj nuk do ndryshojë dhe do mbeteni pa asnjë ndryshim në jetën tuaj personale, thjesht keni mikun tuaj që edhe kryeni bashkë marrëdhënie seksuale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat