Horoskopi, 19 mars 2017

Life style

Horoskopi, 19 mars 2017

Më: 19 mars 2017 Në ora: 07:34
Ilustrim

Dashi 21/3 - 20/4

Yjet favorizojnë nisjen e projekteve me rëndësi, pasi kjo është një ditë e favorshme. Këshillohet që të vini në praktikë ato që keni mësuar nga jeta më parë.

Demi 21/4 - 21/5

Ngjarjet negative të ditëve të shkuara, do të shfaqin ndikimin e tyre në nisje të javës. Me kalimin e orëve, dita do të përmirësohet ndjeshëm. Në mbrëmje do të përballeni me një surprizë të kënaqshme, të cilën nuk e prisnit.

Binjakët 22/5 - 21/6

Ndikimi i Saturnit në shenjën e Shigjetarit mund të rezultojë fatal në disa rrethana. Mundohuni që të mos hiqeni të painteresuar, pasi dikush mund të përfitojë nga një situatë e caktuar.

Gaforrja 22/6 - 22/7

Me ndikimin e Venusit, Hënës, Diellit dhe Mërkurit do e keni të lehtë të arrini objektivat profesional, pa shumë mundim. Dikush shumë i fiksuar pas perfeksionit mund të përhumbet në kërkimin e gjërave.

Luani 23/7 - 21/8

Hëna do të afrohet gjithnjë e më shumë në shenjën tuaj dhe kjo gjë do të bëjë të shtyheni të veproni përtej aftësive tuaja reale. Mirë apo keq? Varet se si do silleni në situata të caktuara.

Virgjëresha 22/8 - 23/9

Ndikimi i Hënës në shenjën tuaj do e bëjë këtë ditë vërtetë me fat. Do të keni fushë të lirë në zhvillimin e punëve tuaja, si dhe në përballimin e situatave të ndryshme gjatë ditës.

Peshorja 24/9 - 23/10

Ndikimi i Uranit mund të shërbejë si stimul kryesor për fitoret tuaja. Nëpërmjet angazhimit dhe shpirtit të sakrificës do të arrini të çoni përpara punë me rëndësi. Vini në zbatim shpenzimet e programuara.

Akrepi 24/10 - 22/11

Venusi dhe Marsi do të vështirësojnë zhbllokimin e disa situatave jo pak të sikletshme. Do e keni shumë të vështirë që gjatë së hënës të gjeni rrugën e zgjidhjes.

Shigjetari 23/11 - 22/12

Gjatë kësaj dite mund të rinisni ritmin normal të gjërave, ndonëse mund të dalin gjëra të papritura përpara. Hëna do të favorizojë ditën tuaj gjatë pasdites.

Bricjapi 23/12 - 20/1

Kjo është shenja më me fat e ditës si në fushën personale edhe në punë. Hëna dhe Dielli do ju mbështesin në çdo nismë tuaj. Do të arrini të çimentoni miqësi të lëna pezull.

Ujori 21/1 - 19/2

Do të keni përballë një ditë të vështirë, por jo të pakalueshme. Tregoni më shumë kujdes ndaj njerëzve që duan t’iu vendosin në siklet. Yjet ju këshillojnë që të keni më shumë besim për veten tuaj.

Peshqit 20/2 - 20/3 Horoskopi i së hënës sheh Diellin, Hënën dhe Mërkurin në trekëndësh të plotë në shenjën tuaj, duke ju mbështetur plotësisht. Gjatë kësaj dite do t’iu njihen meritat, ndaj veproni me vetëbesim dhe siguri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat