E pabesueshme: 12-vjeçarja bëhet nënë

Life style

E pabesueshme: 12-vjeçarja bëhet nënë

Më: 19 mars 2017 Në ora: 13:26
Teresa Middleton

Një 12 vjeçare nga Britania, sipas të gjitha gjasave del të jetë nëna më e re.

Policia ka filluar hetimet në lidhje me rastin sepse edhe babai i këtij fëmije është vetëm disa vjet më i madh se sa vajza shkruan Dailymail.

Ky fëmijë, identiteti i të cilës ende nuk është zbuluar, pritet të lind në të ardhmen e afërt fëmijën e saj.

Policia ka bërë të ditur se vetëm disa të dhëna mund të bëhet publike, për arsye ligjore.

Kohë më parë rekordin për nënën më të re në Britani e mbante një 12 vjeçare e cila u përdhunua nga vëllau i saj.

Teresa Middleton, nga Skocia është vajza e cila ishte vetëm 12 vjeçare kur kreu lindjen e saj të parë.

Middleton është kujdesur dy vitet e para për vajzën e saj Annie por pastaj është marrë në kujdes nga Policia kur këta të fundit kuptuan identitetin e babait të vajzës.

Tashmë Teresa është një 23 vjeçare e cila ka vendosur të tregoj historinë e saj të dhimbshme, ajo tregon momentin kur ia morën vajzën nga duart.

Ky vendim nga autoritetet e kanë bërë atë të përhumbet. Jeta e saj kishte qenë tmerr pa vajzën e saj.

Ajo vitet e para pa vajzën i kaloi duke përdorur alkool, drogë e duke qenë e abuzuar.

Deri sa në një moment ajo bëri një test shtatzënie dhe kuptoj se po priste fëmijën e saj të dytë por kësaj radhe me të fejuarin e saj Darren Young i cili është 30 vjeçar, ata kanë qenë në një lidhje prej 7 vitesh.

“Unë vetëm dua që kësaj radhe gjërat të jenë në rregull përreth meje” tha ajo “Jam shumë e lumtur dhe që tani e dua shumë beben time”.

Ajo më tutje shtoj se ajo çfarë i kishte ndodhur asaj kohë më parë me vajzën e parë kishte ndikuar vërtet shumë në jetën e saj. “Nuk do të lë asgjë dhe askënd që kësaj rradhe të ma shkatërrojne parajsën time, me beben time”. Por Middelton tha që kurrë a sgjë nuk do ta zëvendësoj vajzën e saj të parë e cila tashmë është një 11 vjeçare.

Zonja Middelton kishte qenë nëna më e re në Britani deri në vitin 2014, derisa një vajzë nga veriu i Londrës mbeti shtatzëne dhe ishte 5 muaj më e re se Teresa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat