Horoskopi, 20 mars 2017

Life style

Horoskopi, 20 mars 2017

Më: 20 mars 2017 Në ora: 07:37
Ilustrim

Dashi 21/3 - 20/4

Mundohuni që mos të jeni të papërgatitur, por kapini fluturimthi mundësitë e çmuara që do ju ofrohen. Në këtë të hënë, sakrifikohuni disi.

Demi 21/4 - 21/5

Keni dëshirë për t’u përfshirë në lojë. Sidomos në sferën profesionale doni të konkretizoni një ide që ju vërtitet në kokë. Ankthi nuk do t’iu lërë të qetë, por vetëm drejt mbrëmjes do të relaksoheni.

Binjakët 22/5 - 21/6

Brenda jush jeton indinjata dhe mllefi. Ndikimi negativ i Hënës, kërkon që të reagoni më mirë dhe të studioni më me detaje një taktikë fituese. Gjatë gjithë kohës do keni pranë partnerin tuaj.

Gaforrja 22/6 - 22/7

I keni mjetet dhe mundësitë për të fituar. Siç ju sugjeron Marsi me qetë- si dhe durim, mund të merrni atë që dëshironi. Në punë dhe në dashuri do të tregoheni euforik dhe plot energji.

Luani 23/7 - 21/8

Engjëlli juaj mbrojtës, do ju tregojë strategjitë më të mira të fitores. Nuk doni të keni limite, por dëshironi që të veproni për çdo gjë në liri absolute. Do jetë një e hënë e mbushur me angazhime.

Virgjëresha 22/8 - 23/9

 Një Hënë e hutuar dhe indiferente do t’iu acarojë së tepërmi. Do të jetë një ditë e vështirë dhe torturuese, por pavarësisht gjithçkaje, do të jepni maksimumin si në familje edhe në profesion.

Peshorja 24/9 - 23/10

Do të shpërbleheni në punë, në çdo drejtim. Ndërkohë në dashuri, ylli juaj udhëheqës, do ju bëjë të jeni të dyshimtë dhe ekstremist xheloz. Ekuilibrin dhe qetësinë do e gjeni tjetërkund.

Akrepi 24/10 - 22/11

Do të jeni plotë intuitë, të qartë dhe të vëmendshëm. Në profesion, në sajë të mbështetjes së Neptunit dhe Plutonit, do dini të krijoni një ekip për të përballuar çdo vështirësi dhe të papritur.

Shigjetari 23/11 - 22/12

Do të jeni të përgjegjshëm dhe energjik dhe me planetet në favorin tuaj, ajo që keni arritur deri tani do konkretizohet me projekte të reja. Mos kini asnjë frikë, pasi nuk do të keni asnjë pengesë në rrugën tuaj.

Bricjapi 23/12 - 20/1

Marsi do të jetë në krahun tuaj dhe nëse do ju dalë ndonjë e papritur, do dini si të reagoni. Në familje dhe në punë, do të keni momente indinjate dhe nervozizmi. Tregoni kujdes.

Ujori 21/1 - 19/2

 Jeni të kënaqur, euforik dhe sidomos të qetë. Do ta merrni ditën me qetësi dhe pa asnjë nxitim, por pikërisht në këtë moment duhet të jepni shtysën finale në çdo drejtim.

Peshqit 20/2 - 20/3

Hëna do ju shqetësojë dhe do ju pengojë për t’u treguar të dobishëm dhe për të kuptuar atë që doni realisht. Megjithatë do të keni vendosmëri për të vepruar, pasi i keni vendosur vetes një qëllim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat