Këshilla më të njohura rreth grimit në Pinterest

Life style

Këshilla më të njohura rreth grimit në Pinterest

Më: 21 mars 2017 Në ora: 08:46
Ilustrim

Bëjeni rutinën tuaj të bukurisë më të lehtë me anë të këtyre ideve të shkëlqyera…

Zgjedhni fondacionin e duhur.

Sigurohuni që të zgjedhni nuancën e duhur të fondacionit (sherkit) duke testuar produktet në qafë- jo në dorë apo krah.

Shtrijeni mirë lajnerin dhe lapsin per sy

Që të dukeni më seksi dhe tërheqëse, zbutni linjat e lapsit apo lajnerit duke e shtrirë dhe hijëzuar mirë.

Aplikoni hijëzues për sy (highlighter)

Aplikoni këtë produkt në skajin e brendshëm të syrit dhe në mesin e kapakut që të dukeni më të freskët si dhe në pjesën e poshtme të vetullave.

Aplikoni maskara në mënyrën e duhur

Bëni qerpikët të duken më të mëdhenj dhe më të plotë duke përdorur brushën e maskarës nga poshtë – lartë syrit e më pas përdorni brushën në mënyrë vertikale duke plotësuar brendësinë e qerpikëve.

Aplikoni mjeshtërinë e lajnerit të lëngshëm

Përdorni një copë ngjitësi për të aplikuar lajnerit në formë të duhur.

Jepuni formë vetullave

Plotësimi i vetullave nuk duhet të jetë një proces i gjatë. Thjeshtësojeni procesin duke aplikuar laps për vetulla që të definoni pjesën e poshtme të vetullës, e më pas duke e shtrirë në tërë vetullën.

Mbuloni qarqet poshtë syve

Duke mbuluar qarqet e errëta poshtë syve me anë të korrektorit është një nga mënyrat më të mira për të fshehur defektet e lëkurës suaj.

Jepuni formë të përkryer buzëve tuaja

Definoni buzët tuaja duke krijuar një “X” formë në mes të buzëve. Më pas përmirësoni formën sipas nevojës së plotësimit me laps për buzë e më pas buzëkuq për qëndrim më të gjatë.

Theksoni mollëzat tuaja

Përdorni bronzë dhe me anë të brushës përmirësoni strukturën e eshtrave duke theksuar mollëzat e faqeve.

Riparoni një kompakt pudër të thyer

Riparoni një kompakt pudër të thyer, skuqës, hijëzues apo bronzer me anë të kësaj ideje gjeniale. Përdorni pak alkohol dhe një qese plastike që ta mblidhni dhe forconi produktin e thyer.

Aplikoni hijëzimin e syve “smokey eye”

Krijoni hijëzimin e syve me teknikën “smokey eye” me anë të këtyre hapave të thjeshtë. Përdorni një laps për sy duke krijuar shenjën ‘#’ në skajin e kapakut të syrit e më pas duke e shtrirë mirë lapsin deri sa të krijoni hijëzimin e nevojshëm.

Bëjeni që buzëkuqi të ju zgjasë gjatë tërë ditës

Bëjeni që buzëkuqi të ju zgjasë me orë të tëra gjatë ditës. Vendoseni një pecetë afër buzëve dhe aplikoni mbi të pudër pluhur të tejdukshëm që të zgjasë sa më shumë ngjyra.

Aplikoni grimin që të ju zgjasë sa më gjatë

Lejoni që fytyra juaj të shkëlqejë dhe të zgjasë gjatë tërë ditës me anë të kësaj teknike. Pas shtresëzimit me fondacion, përfundojeni procesin me pudër në formë pluhuri të tejdukshëm që të krijojë një efekt të përsosur të pamjes suaj.

Bëni produktet tuaja kozmetike që të jenë shumë-funksionale

Përdorni nuancën tuaj të preferuar të lapsit për buzë apo buzëkuq si skuqës i faqeve. Lehtësisht aplikojeni produktin kozmetik në faqet tuaja dhe shtrijeni mirë.

Mbështetuni në funksionin e një luge

Zotëroni teknikat dhe truqet e aplikimit të grimit si konturimi, aplikimi i maskarës, pa shkaktuar ndonjë rrëmujë, vetëm përmes përdorimit të një luge kuzhine.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat