Provoi sosin me specat më të djegës në botë, për pak sa nuk humbi vetëdijen nga dhimbja

Life style

Provoi sosin me specat më të djegës në botë, për pak sa nuk humbi vetëdijen nga dhimbja

Më: 21 mars 2017 Në ora: 18:30
Provoi sosin me specat më të djegës në botë

Një adoleshent nga Anglia ka mbetur me fytyrë të skuqur duke bërtitur “gjuha po më digjet”, derisa po shijonte sosin me specat më të djegës në botë.

Videoja e postuar në internet, shfaq momentin kur ky i ri fillon të pështyj nga dhimbjet e mëdha derisa gojën e kishte të mbushur me lëng të specave të djegës.

Image

“Gjërat përkeqësohen kur gjuha filloi të më enjtet. Pasi e kuptova se jam në telashe vrapova për ta kapur gotën e mbushur me qumësht, por as ajo nuk më kryente punë”, ka deklaruar adoleshenti.

Videoja e publikuar në Facebook ka marrë mijëra pëlqime, për guximin që ky i ri e kishte treguar pasi ishte shprehur i gatshëm që provojë sosin e djegës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat