Sekrete bukurie që i mësova nga Adriana Lima

Life style

Sekrete bukurie që i mësova nga Adriana Lima

Më: 22 mars 2017 Në ora: 07:25
Ilustrim

Adriana Lima është jashtzakonisht femër tërheqëse saqë ajo kurrë nuk ka dëgjuar për faceTune. Gjatë sesionit të fotografisë, ajo më tha: “nuk e di çfarë është kjo, të lutem ma trego”. Unë bëra një selfie timen dhe fillova ti tregoj opsionet për fshehjen e poreve, ndriçimin e syve si dhe kamuflimin e defekteve tjera trupore, gjë që supermodelja braziliane nuk i posedon. Ajo nuk është shumë e impresionuar.

“Unë dua të jem reale dhe pa mashtrime. Sidomos keni rastin të më shihni nëpër fotografitë e mia gjatë stërvitjeve, dukem tërësisht e djersitur dhe shkatërruar”, thekson Lima.

35 vjeçarja është në Los Angelos për të festuar fushatën e saj të rë për Marc Jacobs Decadencee. Ky parfum përmban aromë gardeni, lloj lule që gjendet në kopshtin e Limas dhe që ia rikujton fëmijërinë dhe nënën e saj. Edhe tani e kam një në shtëpinë time së bashku me fëmijët dhe ja pse e dua aq shumë. Aroma e saj është shumë e rëndësishme, paraqet simbol të feminitetit. Më poshtë Lima ndan këshillat si të shëroni një puçërr brenda natës, trajtim bukurie me avokado si dhe sekreti i një selfie supermodelesh.

Qasja e saj për kujdesin e lëkurës

Pas zgjimit nga gjumi ajo pohon se nuk e tepron me aplikim të shumëllojshëm të produkteve kozmetike. Ajo thjesht vë krem dielli dhe fillon sakaq punën. Ajo thekson edhe për përdorimin e pastruesve të fytyrës, serume dhe losione të lehta. Çdoherë që të udhëtoni, lëkura juaj varet nga moti dhe klima dhe ndryshimet në lëkurë bazohen në shumë gjëra të ndryshme se çfarë hani dhe ku udhëtoni.

Eliminimi i puçrrave brenda një nate

Unë thjeshtë relaksohem dhe pres derisa një puçërr të zhduket. Zakonisht më shumë se një puçërr nuk më paraqitet në fytyrë, por në rastet e tilla thjeshtë aplikoj pak pastë dhëmbësh në vendin ku ndodhet puçrra dhe brenda nates ajo thahet.

Pamja e saj e përditshme rrezatuese

Në agjendën e bukurisë sime gjatë qëndrimit në Miami ndodhem në prani të fëmijëve të mi dhe më pëlqen të vë maskara dhe shkëlqyes buzësh. Por, kur dal për ndonjë mbrëmje, më pëlqen të vë buzëkuq me nuancë të kuqe, thjeshtë jam e çmendur pas tij.

Zgjidhja e flokëve brenda natës

Në Brazil bëjmë lloj lloj kapje flokësh. Ju mund ti kapni flokët apo ti mbërtheni nga pas me shnolla e pastaj gjatë ditës ti lironi. Secila femër braziliane e di se si bëhet kjo. Unë praktikoj kapjen e flokëve vetëm në rast të ndonjë takimi të rëndësishëm apo një darkë të këndshme me miqtë.

Stërvijtet e saj

Më pëlqen boksi. Kur udhëtoj, praktikoj më shumë vrapimin, dhe ndonjëherë ngritjen e peshave. Mvaret nga mënyra se si ndjehem. Unë pëlqej stërvitje të rënda dhe intenzive, ku djersitem jashtmase dhe përjetoj shumë lëvizshmëri.

Si të qëndroni të motivuar

Gjithmonë e motivoj veten për stërvitje pasi mendoj gjithëherë për rezultatet pozitive – është një ndjenjë shumë e mirë. Meqenëse kam fëmijë dhe udhëtoj shpesh, duhet patjetër që të ushqej trupin tim, kështuqë unë ushqehem shëndetshëm me fruta, perime, proteina dhe gjithçka që mban trupin tim në balans. Kjo është arsyeja pse unë vazhdoj akoma të jem një modele për kaq shumë vite me rradhë.

Për një ‘selfie’ të përsosur

Unë zakonisht pëlqej të bëj fotografi nga pozicioni lart. Nuk e di pse. Nuk mendoj se jam ndonjë eksperte e selfie-ve, por që për mua fotografimi nga lart vërtetë funksionon për një pamje të mrekullueshme.

Rituali i saj i përditshëm në lidhje me bukurinë

Më pëlqen të përziej kondicionerin tim me një avokado të tërë. Pra, flokët marrin një shkëlqim të përkryer. Këtë e përdori vetëm për flokët dhe jo më shumë se një herë në javë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat