Mësoni si ndikon klima në formën e hundës

Life style

Mësoni si ndikon klima në formën e hundës

Më: 25 mars 2017 Në ora: 07:44
Ilustrim

Si shqiponjë, e gjatë, e shtypur apo e përpjetë: sa herë teksa shihemi në pasqyrë jemi ankuar për formën e hundës? Mirë pra jemi gabuar të gjithë: karakteristikat dhe dimensionet e saj nuk janë një shaka e fatit, por janë edhe përgjegjësi e klimës. Sipas një studimi të universitetit shtetëror të Pensilvanisë, forma e hundës ka mundësi të jetë një përgjigje e organizmit ndaj kushteve klimaterike me të cilat janë përballur të parët tanë në epoka të ndryshme.

Njerëzit me paraardhës që kanë jetuar në vende të nxehta dhe me lagështirë e kanë hundën më të gjerë sesa të tjerët që kanë jetuar në vende me klimë më të ftohtë dhe të thatë. Kur hunda kthehet në një problem estetik i kthejmë sytë nga make up-i. Teknika e konturimit është aleatja më e mirë për të fshehur ato që i cilësojmë si difekte. Për një hundë të gjatë dhe të sheshtë keshilla është të përdorim make up më të errët në anët e saj, kurse për një hundë që duket si shumë e gjatë mjafton të errësojmë pak majën e hundës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat