Mesazhe dhe fotografitë që urgjentisht duhet t’i heqni nga rrjetet sociale

Life style

Mesazhe dhe fotografitë që urgjentisht duhet t’i heqni nga rrjetet sociale

Më: 25 mars 2017 Në ora: 17:09
Ilustrim

Të gjitha këto gjëra janë mënyra të thjeshta për t’u bërë viktimë e mashtrimit – të dhënat e mëposhtme nuk janë për facebook!

Facebook-u zvogëlon numrin e lajmeve të rreme, përmes keqinformimit nëpër muret apo profilet e përdoruesve të tij. Si pasojë e kësaj, është përfshirë një rrjet i 20 organizatave të lajmeve dhe Tëitter, të cilët synojnë të reduktojnë numrin e informatave të rreme, duke përfshirë teori të ndryshme mashtruese.

Megjithatë, facebook-u nuk është burimi i vetëm i lajmeve mashtruese, por edhe profilet e rreme, për të cilat duhet të jeni të kujdesshëm kë pranoni dhe çfarë duhet të ndani me miqtë nëpër rrjetet sociale.

Në fakt, ja gjërat që nuk duhet t’i ekspozoni në facebook për hir të sigurisë suaj:

Fotografi dhe të dhëna të patentë shoferit apo pasaportës

Njerëzit parapëlqejnë të njoftojnë kur diçka iu shkon sipas planit, si psh. në pushime apo nëse kanë kaluar testin e patentë shoferit. Kjo nuk është aspak mirë, duke publikuar të dhënat nga dokumentet personale, për shkak se shumë lehtë mund të ju vidhet identiteti.

Planet për pushime

T’i njoftoni të tjerët se jeni me milje larg, kjo mund të ju shkaktojë shumë probleme. Vjedhësit do të jenë në gjendje të përfitojnë nga ky rast sepse e dinë që shtëpia juaj është e zbrazët.

Të dhënat për llogarinë bankare

Të huajve iu nevoiten më shumë të dhëna se numri i llogarisë suaj për të pasur qasje në të hollat tuaja, por publikimi i të dhënave për pagesë në murin e një miku mund të ju shkaktojë telashe. Hakerët me ndihmën e këtyre të dhënave mund të vijnë në kontakt deri tek llogaria juaj, por njëlloj mund ta bëjë edhe ndonjë mik i juaji tek i cili e keni postuar gabimisht, nëqoftëse ai di sesi ta bëjë këtë.

Ndonjë kupon fitues të lotarisë

Siç ndodhi me Chantelle nga Australia, e cila me entuziazëm publikoi kuponin fitues prej 825 dollarë që e fitoi nga garat e kuajve. Për fat të keq, këto kupona kanë të bashkangjitur edhe barkodin, andaj keni kujdes se mund të jeni pre e mashtrimit.

Adresën e shtëpisë

Publikimi i adresave të shtëpisë bëhet shumë nëpër rrjetet sociale. Kjo nuk është aq e rrezikshme sa zbulimi i numrit të pasaportës ose kartes së identitetit, por sërish mund të përdoret kundër jush.

Informacione në lidhje më fëmijët tuaj

Milion fotografi të fëmijëve tuaj, jo vetëm që do të bezdisin miqtë tuaj, por edhe mund të ju dëmtojnë. Shihni me kujdes parametrat e privatësisë, a dëshironi që secili i huaj t’i shohë ato?

Të ankoheni publikisht për punën apo shefin tuaj

Njerëzit shpesh ankohen nëpër rrjetet sociale për punën e pakënaqur ao shefin nevrik. Disa gjëra janë më mirë t’i bisedoni në kafe më miqtë tuaj se sa t’i postoni në facebook. Ndoshta mund ta urreni punën që bëni, por ajo ju sjell kafshatën e gojës.

Fotografi të indeksit tuaj

Shumë mirë, jeni regjistruar në fakultet. Publikimi i fotove në një vend ku kaloni shumë kohë, është shumë e dëmshme, sepse ju lejoni qasje për t’ju gjetur më lehtë dhe të jeni viktimë e mashtrimit.

“Nesër do të shkoj në teatër për të parë shfaqjen Hamleti”

Është mirë të ngriteni në kulturë, por mos shkruani se ku i frekuentoni vendet sepse sinjalizoni rrezik për veten. Mundohuni që sa më pak të raportoni vendet e veçanta, sidomos ato që i vizitoni shpesh.

Fotot tuaja intime

Edhepse parametrat e privatësisë mund të kontrollohen në mënyrë strikte, imazhe të tilla intime mund të ju keqpërdoren duke rënë në duar të njerëzve mashtrues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat