Si të hiqni qafe milingonat në mënyrë efektive

Life style

Si të hiqni qafe milingonat në mënyrë efektive

Më: 26 mars 2017 Në ora: 15:47
Ilustrim

Preparatet kimike janë të efektshme në luftën kundër milingonave, por nga ana tjetër janë të dëmshme për mjedisin, njerëzit dhe kafshët shtëpiake. Është shumë më mirë të bëni një zgjidhje ekologjike.

Milingona në kuzhinë, oborr apo në korridor? Të paktën një herë në jetë jeni takuar me një varg të gjatë milingonash përreth shtëpisë dhe kjo ka qenë stërmunduese për ju. Ja disa këshilla si të shpëtoni prej tyre dhe nga ana tjetër të jeni miqësor me mjedisin.

Milingonat tërhiqen nga mbetjet e ushqimit nëpër plehra, thërrimet në dysheme, enët e pista. Aromat gjithashtu i tërheqin, por mund edhe t’i dëbojnë, sidomos era e veçantë e eukaliptit apo vajit ‘Tea Tree’.

Përzieni 5 ml vaj pemë çaji (Tea Tree), 5 ml vaj eukalipti dhe 20 ml alkohol etilik. Në këtë mënyrë do të krijoni parfum natyral 100% si dhe efektiv në eliminimin e milingonave. Spërkatni rrugën ku ata ecin apo skajet ku ata mund të fshihen.Një metodë tjetër e mirë është edhe përzierja e sodës bikarbone, sheqerit dhe tharrmit.

E mira e kësaj është se sheqeri do ti tërheqë ata, ndërsa soda bikarbone dhe tharrmi i zhduk apo eliminon. Një truk tjetër interesant është të hapni një kavanoz me mjaltë dhe ta vendosni në një pozitë strategjike – milingonat e babëzitura do të mbërthehen dhe ngjiten në mjaltë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat