Këtë gabim po e bëjnë modelet e Instagramit

Life style

Këtë gabim po e bëjnë modelet e Instagramit

Më: 26 mars 2017 Në ora: 17:08
Ilustrim

Siç dihet, Instagrami është një ndër rrjetet sociale më të mira për ta promovuar veten si fotomodele. Por ta kapësh vëmendjen e markave më të mira të modës nuk do të thotë vetëm të postosh, pa menduar dhe krijuar së pari një stil dhe ide unike.

Blogerja 18 vjeçare, Claire Marnette, që po kërkohet nga firmat më të mëdha të veshjes ka folur për prapaskenat e të qenit modele Instagrami, në një intervistë për Milkywaysblueyes.

“Puna ëshë se, është paksa e vështirë ta gjesh stilin tënd, lidhur me filterët e duhur të fotografive që ti i nxjerrë” , tha Claire.

“Është zor të gjesh diçka që do të të dallojë prej të tjerëve”, shtoi ajo.

Marnette përmendi poashtu se kritikët shpesh harrojnë se sa shumë punë dhe kohë blogerët investojnë, duke menduar se këta blogerë vetëm pranojnë gjëra gratis dhe shkojnë në pushime pa bërë asgjë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat