Veprimet e përditshme që përshpejtojnë procesin e rënies së gjoksit

Life style

Veprimet e përditshme që përshpejtojnë procesin e rënies së gjoksit

Më: 26 mars 2017 Në ora: 17:16
Ilustrim

Me kalimin e viteve, ndryshimet që përjeton organizmi i njeriut janë të shumta e nëse disa prej tyre janë të fshehta, shumë të tjera dallohen qartazi në pamjen tonë. Flokë të thinjur, rrudha, çehre e zbehtë, qeska nën sy, dhe për fat të keq gjoks jo i ngritur si më parë.

Të gjithë fajin e ka kolagjeni, protein e bukurisë që pas moshës 25 vjeçare fillon e reduktohet ndjeshëm. Nëse flokët mund t’i lyeni, grimi mund t’ju fshehë disa vite, po për gjoksin çfarë mund të bëni? Reçipetat të cilat mbajnë gjoksin lart nuk janë shumë të rehatshme ndaj nuk mund t’i shihni si një zgjidhje e përhershme.

Për fatin tonë të keq gjoksi plaket dy deri në tre vjet më shpejtë sesa pjesa tjetër e lëkurës, ndaj kujdesi për të duhet të jetë maksimal. Living do të ndajë me ju 5 veprimet e përditshme që rrezikojnë të përshpejtojnë procesin e plakjes dhe shkaktojnë varjen e gjoksit..

1.Dietat drastike bëjnë të humbasësh peshë po në të njëjtën mënyrë dhe kjo shkakton varje të lëkurës. Shmangni të tilla ndryshime.

2.Pirja e duhanit shkakon reduktim të qarkullimit të gjakut të pasuruar me oksigjen nëpër trup, gje e cila refletktohet me humbje elasticiteti dhe krijimin e rrudhave. 

3. Mospërdorimi i kremit mbrojtës. Gjithnjë kur aplikojmë krem qpftë hidratant apo me faktor mbrojtës nuk duhet të harroni pjesën e qafës dhe dekoltesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat