Studimi i fundit: Pse femrat bëhen më tërheqëse gjatë ciklit menstrual

Life style

Studimi i fundit: Pse femrat bëhen më tërheqëse gjatë ciklit menstrual

Më: 26 mars 2017 Në ora: 21:13
Ilustrim

Ju e dini çfarë heq përpara periodave: luhatje humori, uri e pandalshme, nervozitet i pashpjegueshëm.

Por, pavarësisht sherreve pa arsye me të dashurin, ka një anë pozitive: në 7-10 ditët përpara periodave, gruaja bëhet më tërheqëse. Sipas një studimi të Universitetit të Oxford-it, ndryshimet hormonale nga cikli mestrual e bëjnë gruan shkencërisht më të…puthshme! Kështu siç e lexuat. Mund të mos jesh e respektueshme, e sjellshme, por je shumë më shumë pasionante. Një tjetër studim nga Universiteti i New Castle-it tregon se edhe fytyra e gruas ndryshon gjatë fazës së ovulimit. Bëhet më simetrike, sytë më të ndritshëm, buzët fryhen, po ashtu edhe gjoksi, duke u bërë kështu më tërheqëse për sytë e gjinisë tjetër. E kishit vënë re, apo jo? Të gjithë kthejnë kokën t’ju shohin kur jeni përpara “atyre” dhe tani e dini përse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat