Gabimet më të shpeshta që bëjmë me të brendshmet

Life style

Gabimet më të shpeshta që bëjmë me të brendshmet

Më: 26 mars 2017 Në ora: 22:27
Ilustrim

Blerja e të brendshmeve mund të duket si një veprim thelbësor dhe aspak i vështirë në jetën e një njeriut, deri në momentin kur zbulon që dhe kjo gjë është shkencë më vete. Sipas studiesve rezulton se njerëzit bëjnë gabime të shumta, kur vjen puna tek blerja, veshja dhe larja e të brendshmeve. Lexoni më poshtë 5 gabimet më të shpeshta që femrat dhe meshkujt bëjnë me mbathjet. 

1. Larja në temperaturë të gabuar 
Sipas Philip Tierno, Ph.D., drejtor i mikrobiologjisë klinike në Universitetin e Neë York-ut dhe autor i librit Jeta e fshehtë e mikrobeve, mbathjet duhet të lahen gjithmonë në temperaturën 65-70 gradë .

2. Tharja 
Për të brendshmet rekomandohet gjithmonë të thahen në temperaturë ambienti dhe jo në tharësen e lavatriçes, pasi gjatë këtij procesi mbathjet humbin elasticitetin dhe mund të prishen shumë më shpejt. 

3. Blini ngjyrën e gabuar
Besohet se e bardha është ngjyra e pastërtisë dhe kjo gjë është e vërtetuar. Fjet sintetike apo të pambukta që nuk janë të ngjyrosura janë më të rekomandueshme sesa mbathjet me ngjyrë. Nëse ato lëshojnë bojë gjatë larjes, kjo gjë mund të ndodhë edhe në kushtet normale të organeve gjenitale, djersa apo nxehtësia. 

4. Blini masën e gabuar 
Sigurohuni të blini masën tuaj, as më të vogla as më të mëdha pasi në të kundërt, mbathjet do t’ju shtrëngojnë duke ju shkaktuar shqetësime gjatë gjithë ditës. Në fund të fundit kush do të donte që të gjithë të tjerët t’ju shohin format e mbathjeve nëse janë shumë të ngushta.

5. Zgjidhni pëlhurën e gabuar
Pambuku është pëlhura më e pastër pasi ka aftësinë të përthithë djersën dhe lagështirën. Materialet e tjera mund të çojnë në infeksione vaginale dhe jo vetëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat