Pse duhet të përdorni shampo me përbërës natyral

Life style

Pse duhet të përdorni shampo me përbërës natyral

Më: 26 mars 2017 Në ora: 23:06
Ilustrim

Produktet natyrale dhe eko-miqësore po bëhen gjithnjë e më shumë të famshëm sa i përket aspektit shëndetësor dhe nivelit ndërgjegjësues të konsumatorëve. Kjo mani po i kushton shumë rëndësi kujdesit të flokëve, mirëmbajtjen e tyre dhe betejën e vazhdueshme për flokë sa më të shëndetshëm. Njerëzit kanë filluar të vetëdijësohen se problemi në fjalë është nga përdorimi i tepruar dhe ekspozimi ndaj kemikateve të dëmshëm. Gjithnjë e më shumë po informohemi se produtet natyrale ndikojnë pozitivisht në jetën tonë dhe paraqesin një siguri më të lartë për mbarëvajtjen e shëndetit tonë.

Shampot natyral përmbajnë ekstrakte bimore natyrale që ofrojnë rezultate pozitive për kujdesin e flokëve dhe kokës. Përfitimet e përdorimit të shampove natyral janë të përshkruara më poshtë:

Nxisin rritjen e flokëve dhe stimulojnë folikulet e tyre
Përmbajnë vajr natyrale, minerale dhe ekstrakte bimore, duke ruajtur lagështinë dhe dukë përmirësuar gjendjen e përgjithshme
Për shkak se përmban të gjithë përbërësit natyral dhe është një produkt jo-alergjik, e bën atë të përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, duke përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme ndaj alergjive
Shampot natyral kanë aromë të mirë natyrale dhe të butë
Këto shampo janë eko-miqësore ndaj ambientit sepse nuk përmbajnë kemikate të ashpra

Një rregull i përgjithshëm që vlen gjatë zgjedhjes së shampove natyral është që të siguroheni se nuk pëmbajnë më shumë se 9 përbërës; produktet që kanë më shumë, janë të prirur të përmbajnë edhe përbërës të dëmshëm sintetik. Megjithëse disa kompani pohojnë se produktet e tyre janë natyrae dhe organike, por nuk është gjithmonë e vërtetë. Provoni të kërkoni shampo me përbërësit e mëposhtëm natyral:

Vaj kokosi dhe aloe vera ndikojnë në stimulimin e rritjes së flokëve duke e mbajtur kokën të hidratuar;
Gjalpi organik Shea ndikon në shkëlqimin e flokëve në mënyrë natyrale si dhe në ngjyrën e flokëve;
Beta Glucan përmban cilësi për ngritje të imunitetit që ndihmojnë në zbutjen e lëkurës së irrituar;
Vaji organik “pemë çaji” (tea tree) përmban veti antiseptike që ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të flokëve, duke parandaluar irritimin e lëkurës.

Shampot e zakonshëm, jo vetëm që mund të dëmtojnë flokët tuaj, por edhe trupin në përgjithësi. Për shkak se përmbajnë kemikate të dëmshme dhe sintetike, ato mund ti thithim përmes poreve të lëkurës, duke e vënë veten tonë në rrezik të drejtëpërdrejtë ndaj kemikateve kancerogjene. Këto përbërës që përfshihen në shampot e zakonshëm janë të prirur për të reduktuar madhësinë e folikuleve të flokëve, të irritojnë dhe dëmtojnë gjëndrat yndyrore, të shkaktojnë thatësi në lëkurën e kokës, gjë që rezulton edhe në rënien e tyre.

Gjatë zgjedhjes së produkteve për kujdesin e flokëve, përpiquni që të shmangni këto lloj përbërës:

Ammonium Lauryl Sulfate
Myreth Sulfate
Siloxanes
Derivate të alkoholit Lauryl
Propylene Glycol (Antifriz)
Olefin sulfonate.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat