Adoleshentja që vuri virgjërinë në ankand, e ka shitur për 2.3 milionë euro

Life style

Adoleshentja që vuri virgjërinë në ankand, e ka shitur për 2.3 milionë euro

Më: 29 mars 2017 Në ora: 18:00
Aleexandra Kefren

Aleexandra Kefren nga Britania e Madhe, ka bërë të ditur se e ka shitur virgjërinë për 2.3 milionë euro, një biznesmeni të paemëruar nga Hong Kongu i Kinës.

Adoleshentja 18-vjeçare, kishte nxitur reagime para një kohe, kur deklaroi publikisht se mund të fle me dikë për herë të parë, po që se ia paguan mbi një milion euro.

Pas shumë ofertave, ajo është pajtuar me biznesmenin, lidhur me ofertën e majme.

Kefren në reklamat për shitjen e virgjërisë

Me këto para, ajo dëshironte të studionte në një universitet prestigjioz dhe të sigurojë një shtëpi për prindërit.

“Më mirë ta shisja virgjërinë, se sa t’ia falja dikujt, që do të më linte pas një kohe”, ka thënë Kefren lidhur me rastin.

Mësohet se dhoma e hotelit është rezervuar, ndërsa është paguar edhe pjesa fillestare e parave, teksa shuma tjetër do të jepet pas përfundimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat