Mbivlerësimi i tepërt i fëmijëve i bën ata narcisistë

Life style

Mbivlerësimi i tepërt i fëmijëve i bën ata narcisistë

Më: 5 prill 2017 Në ora: 16:01
Ilustrim

Prindërit i shndërrojnë fëmijët e tyre në narcisistë duke i mbivlerësuar ata, sipas një studimi të ri të publikuar në “Proceedings of the National Academy of Sciences of the United States of America”.

Prindërit është mirë të jeni të lidhur emocionalisht me fëmijët – thotë studimi – sepse shpie drejt një niveli të lartë të vetëbesimit, por nuk shpie në narcisizëm.

Studimi është i pari i llojit të vet që ka studiuar fëmijët nga mosha 7 – 11 vjet, e cila konsiderohet si periudha ku tendencat narcisiste fillojnë të shfaqen.

Profesori Brad Bushman, një nga autorët e këtij studimi, ka deklaruar:

“Fëmijët u besojnë prindërve kur ata u thonë se janë më të veçantë se tjerët. E kjo mund të mos jetë gjë e mirë për ta apo shoqërinë në përgjithësi.

Kur kisha filluar hulumtimet në vitet e 90’ta, besoja se fëmijët e mi duhet të trajtohen sikur të jenë super të veçantë. Por, tani kujdesem shumë që të mos e bëjë atë gjë.

Është e rëndësishme të shprehni ngrohtësi ndaj fëmijëve tuaj sepse ua rritni vetëbesimin, por mbivlerësimi i shpie ata drejt narcicizmit”. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat