Njihuni me pesë gjuhët e komunikimit mes gruas shtatzënë dhe fetusit

Life style

Njihuni me pesë gjuhët e komunikimit mes gruas shtatzënë dhe fetusit

Më: 7 prill 2017 Në ora: 07:34
Ilustrim

Marrëdhënia mes nënës dhe fëmijës është e mrekullueshme që në momentin e parë që ajo zbulon se është shtatëzanë. Dashuria që nëna ndien për fëmijën e saj është e madhe dhe madje edhe dëshira për ta mbajtur në krahë dhe për ta përqafuar. Por për ta bërë këtë asaj i duhet të presë 9-të muaj. Ndërkohë si mundet nëna të përkëdhelë fëmijën e saj për të krijuar një marrëdhënie sa më të fortë me të?

• Aptonomia: Ose ndryshe e njohur si “fuqia e prekjes”. Nëpërmjet masazheve dhe prekjeve të barkut ju do të hyni në kontakt me beben tuaj, i cili do t’ju përgjigjet duke lëvizur. Këtë duhet ta bëni në një ambient të qetë ndërsa edhe vetë jeni e qetësuar.

• Frymëmarrja: Këtë mund ta praktikoni duke filluar që nga muaji i parë i shtatëzanisë. Shtrihuni në një vend të qetë dhe filloni të imagjinoni fëmijën në krahet tuaj duke marrë frymë vetëm me hundë ose me gojë dhe ndërkohë duhet të prekni barkun tuaj. Filloni t’i flisni fëmijës tuaj njësoj sikur ta keni vërtet në krahë.

• Ninullat: Këshillohet të praktikohet në mbrëmje para se të shkoni për të fjetur. Kthehuni në njërën anë dhe filloni të këndoni një ninullë. Edhe ky duhet të jetë një moment qetësie dhe relaksi edhe për ju.

• Muzika: Dëgjimi i muzikës gjatë shtatëzanisë ndihmon në krijimin e një lidhje midis nënës dhe fëmijës kjo pasi fëmija është në gjendje të dëgjojë tingujt e botës të jashtme duke filluar nga muaji i 5-të i shtatëzanisë. Nga ana tjetër nëna ndihet më mirë kur dëgjon muzikë dhe këtë e percepton edhe fëmija.

• Noti: Ai nuk është një sport që ndikon vetëm në aspektin fizik por edhe atë emocional. Duke qënë se gjatë të notuarit çlirohet endrofinë, e cila është një substancë që krijon ndjesinë e mirëqënies, nëna do të ndihet e qetë dhe për pasojë do të favorizohet hyrja në kontakt me fëmijën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat