Femra e këtillë pushton çdo mashkull!

Life style

Femra e këtillë pushton çdo mashkull!

Më: 7 prill 2017 Në ora: 09:06
Ilustrim

Mbase shpesh pyesni ç’është ajo që e karakterizon femrën e cila pothuajse gjithmonë merr atë që dëshiron, posaçërisht mashkullin të cilin e ka në shënjestër. Mësoni në vijim.

Femrat plot jetë

Femrat të cilat janë plot energji dhe të cilat e duan jetën rrezatojnë njëfarë shkëlqimi dhe me optimizmin e vet të pashpenzuar thjesht i tërheqin meshkujt sikur magnet, e ajo që është më e rëndësishme – i mbajnë pranë vetes.

Femrat të cilat admirohen nga meshkujt

Femra e këtillë në asnjë çast nuk do t’ju lërë pas dore, do t’ju dëgjojë çdo gjë që flisni, do t’ju shikojë drejt në sy. Do ta okupojë kujdesin e mashkullit vazhdimisht, dhe krahas femrës së këtillë mashkulli kurrë nuk do jetë i mërzitur.

Femrat të cilat nuk kanë komplekse

Femrat e këtilla u përshtaten meshkujve, sepse atyre kurrë nuk do t’u jetë e qartë përse femrat bëjnë pengesa të tilla rreth ndonjë kilogrami më tepër, dhe përse kërkojnë të meta në trupin e vet edhe aty ku nuk kanë.

Femrat me apetit të madh seksual

Meshkujt i duan femrat e çiltra të cilat nuk frikësohen të flasin dhe të provojnë të gjitha fantazitë e veta seksuale.

Femrat të cilat nuk janë të preokupuara me dukjen

Natyrisht që edhe ata dëshirojnë të dukeni të rregulluara, mirëpo pa teprime. Pothuajse në çdo anketë të mundshme e cila është bërë, është treguar që meshkujt duan pamje natyrore – pa shumë grim, pak pudër, maskara dhe shkëlqim, dhe kjo është e gjitha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat