Mënyra më e lehtë natyrale për të stimuluar rritjen e flokëve, vetullave e qeripikëve

Life style

Mënyra më e lehtë natyrale për të stimuluar rritjen e flokëve, vetullave e qeripikëve

Më: 8 prill 2017 Në ora: 22:59
Ilustrim

Flokë të gjata, vetulla të trasha dhe qerpikë të dendur... çfarë do të dëshironte më shumë një femër?! Ndonëse jo të gjithë kanë fatin të kenë lindur me këto tipare, nuk do të thotë që pamja e tyre nuk mund të ndryshojë. Nuk po flasim për metodat si vetulla tatuazh, apo zgjatim qerpikësh e flokësh, por për metodën natyrale e cila mund t’ju rrisë flokët vetullat e qerpikët si me magji. 

Një nga vajrat më të fuqishëm natyrore është konsideruar të jetë vaji i kastorit. I pasur me acid ricinoleik , acidet yndyrore omega-6 dhe 9, vitaminë E, dhe minerale ky vaj do të bëjë magji . Vaji i kastorit lufton infeksionet, stimulon qarkullimin e gjakut në lëkurën e kokës dhe balancon pH e kokës.

Si të përdorni vajin e kastorit për flokët, vetullat dhe qerpikët?
Përbërësit:
5 lugë gjelle vaj kastori
5 lugë gjelle vaj kokosi ose bajame
*Përzieni vajrat dhe me masën që përftuat mund të lyeni flokët, qerpikët e vetullat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat