Sy të kaltër si i ati apo ngjyrë kafe si e ëma: Nga cili prind fëmija e trashëgon ngjyrën e syve?

Life style

Sy të kaltër si i ati apo ngjyrë kafe si e ëma: Nga cili prind fëmija e trashëgon ngjyrën e syve?

Më: 9 prill 2017 Në ora: 17:00
Ilustrim

Ngjyra e syve mvaret direkt nga periudha e ushqimit me qumësht gjiri, sapo të kalojë në ushqime të forta atëherë fillon formimi i ngjyrës.

Më shumë kanë të drejtë ata që thonë se fëmija do ketë sy të kaltër sepse foshnjet për herë të parë do të marrin ngjyrën e qiellit, ndërsa ngjyrën individuale do e fitojnë disi më vonë. Mjekët këtë e sqarojnë si mungesë të pigmentit i cili prodhohet nga rrezet e diellit, andaj pa sasinë e duhur të këtij pigmenti sytë do të duken kaltër-gri. Kjo gjë është karakteristike për shumicën e fëmijëve të racës së bardhë.

Aziatikët apo zezakët zakonisht lindin me sy ngjyrë kafe që mbeten të tilla ndërsa ndryshon vetëm nuanca. Për dallim prej tyre, fëmijët me ngjyrë të hapur ndryshojnë disa herë nuancat derisa të formohet ngjyra përfundimtare.

Koha e stabilizimit

Koha e stabilizimit të ngjyrës së syve tek fëmijët është individuale dhe e veçantë. Tek disa foshnje ngjyra përfundimtare formohet kur të bëhet 2-3 muajsh ndërsa tek të tjerët, formimi i nuancave përfundimtare mund të zgjasë edhe me vite. Shumica e ekspertëve mendojnë se ngjyra formësohet brenda 3 viteve të para dhe më pas nuk ndryshohet.

Gjenetika

Të vegjëlit, prindërit e të cilëve kanë sy të kaltër, mund të kenë sy ngjyrë kafe të hapur apo “ngjyrë çaji”.
Nëse njëri prej prindërve ka sy ngjyrë kafe të hapur ndërsa tjetri të kaltër, atëherë fëmija mund të trashëgojë cilindo nga prindërit.
Nëse prindërit kanë që të dy sy ngjyrë kafe atëherë fëmija teoretikisht mund të ketë çfarëdo lloj ngjyre, mirëpo sipas rregullave ngjyra do të varojë nga kafe e hapur në kafe të errët.
Ngjyra e gjelbër e syve është e rrallë, dhe është gjysmë-dominante. Në kombinim me sy me ngjyrë te hapur, fëmija mund të zhvillojë sy me ngjyrë të mbyllur.
Ende lindin fëmijë me sy me ngjyrë të ndryshme. Ngjyra e ndryshme e syrit të majtë dhe të djathtë shfaqet atëherë kur takohen dy prindër me dominancë të njejtë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat