Këshilla pë rregullimin e shtëpisë me ngjyrat bardh dhe zi

Life style

Këshilla pë rregullimin e shtëpisë me ngjyrat bardh dhe zi

Më: 13 prill 2017 Në ora: 22:10
Ilustrim

Një rregullim i bukur dhe i kombinuar mirë, midis të bardhës dhe të zezës është gjithmonë elegant.

Ndriçimi është një nga elementët më të rëndësishëm në shtëpitë dhe apartamentet tona, që duhet të jenë patjetër me dritare të mëdha dhe shumë, shumë dritë.

Në këtë mënyrë e bardha dhe e zeza do të jetojnë me kontraste të ndritshme duke evituar një efekt të zymtë që ndryshe është pak interesant.

Një gjë tjetër shumë e rëndësishme ka të bëjë me rregullimin, i cili duhet të jetë modern sepse e bardha dhe e zeza e kërkojnë një lojë të tillë. Lojërat me kontraste janë gjithmonë shumë të bukura, si për shembull një mur i zi me disa llamba, vazo dhe një dizajn me ngjyrë të bardhë, janë perfekte për një zonë dite.

Një tjetër shembull mund të jetë e kundërta, një mur i bardhë më disa dizajne të zeza dhe aksesorë të tjerë të zinj. Një tjetër element interesant mund të jetë përdorimi i tapeteve me viza bardhë e zi.

Sa i përket stilit ai mund të jetë shumë modern duke luajtur me një mur të zi mat me një shkrim të bardhë i cili identifikon llojin e dhomës apo ambientit.

Kjo është padyshim një këshillë plot stil e cila mund të jetë e këndshme për t’u provuar.

Loja me të bardhën dhe të zezën është shumë e përshtatshme në ambiente si kuzhina apo tualeti, për shembull një tualet i bardhe me sanitare dhe aksesorë të zinj është padyshim shumë elegant.

E njëjta gjë vlen dhe për kuzhinën e cila mund të duket shumë moderne me një kombinim bardhë e zi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat