Trendi i ri i xhinseve me zinxhirë në vithe

Life style

Trendi i ri i xhinseve me zinxhirë në vithe

Më: 14 prill 2017 Në ora: 14:14
Xhinset me zinxhirë në vithe

Asnjë historian nuk ka mundur ta parashikojë “apokalipsin e xhinseve” në vitin 2017.

Trende të ndryshme kanë filluar të popullarizohen, duke filluar nga xhinset e grisura nën kofshë e deri te këto xhinse nga Vetements, të cilat kanë një zinxhirë sikur të xhaketës, por që shërben për ta shfaqur një pjesë të vitheve tuaja.

Brendi francez ka publikuar në Instagram një foto ku mund të shihni si duken këto xhinse, të cilat vijnë në bashkëpunim me Levi, dhe padyshim se nga ekspertët e modës po cilësohen si inovative.

Xhinset ofrojnë dy zinxhirë, një deri në fund të këmbëve dhe një në qendër të vitheve. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat