Zbuloni cila është zona më epshndjellëse për çdo shenjë të horoskopit

Life style

Zbuloni cila është zona më epshndjellëse për çdo shenjë të horoskopit

Më: 15 prill 2017 Në ora: 23:24
Ilustrim

Marrëdhënia në çift mund të duket si gjëja më e vështirë në botë, ndërkohë që është shumë herë më e thjeshtë nga ç’e planifikoni në kokën tuaj. Mjafton thjesht të zhvisheni nga komplekset dhe t’i jepni mundësinë vetës të eksploroni njëri-tjetrin. Për të gjithë ata që janë të ndrojtur, mund t’ju vijnë në ndihmë shenjat e horoskopit. Pikërisht kështu, yjet zbulojnë se cilat janë zonat erogjene të partnerit. Pjesa tjetër është në dorën tuaj.

DASHI: Nuk është edhe aq e vështirë të ndezësh epshin tek një person i shenjës së dashit. Mjafton të kaloni butësisht duart në flokët e tij dhe në fytyrë duke masazhuar me lëvizje sensuale me mollëzat e gishtave. Mund t’ju duket e çuditshme, por dashi realisht eksitohet nga kjo gjë. Pjesën tjetër të historisë e dini vetë.

DEMI: Qafa është një ndër pjesët më joshëse të trupit të njeriut, sidomos për një femër. Por për shenjën e demit ajo fiton një kuptim të veçantë. Masazhoni lehtësisht pjesën pas qafës, qafën dhe shpatullat. Nëse kur bëni këtë veprim i përshpërisni disa fjalë në vesh partnerit, dijeni që do humbasë kokën pas jush.

BINJAKËT: Dhe duke qenë se binjakët janë dy, nuk kishte si të mungonte masazhi i gjoksit, kraharorit dhe shpinës.Kjo zonë shumë delikate përmban shumë receptorë ndijues që ndezin libidon tek kjo shenjë e zodiakut. Ashtu si demi, edhe binjakët i duan përshëprimat.

GAFORRJA: Për gaforren pjesa më sensuale dhe joshëse janë buzët. Mos hezitoni të luani me gojën e saj. Niseni me puthje të lehta dhe më pas avanconi me french kiss. Gaforrja e do shumë kontaktin vizual, prandaj herë pas here shihuni thellë në sy para se të putheni.

LUANI: Mbreti dhe mbretëresha e zodiakut kanë si pikën e tyre më të ndjeshme barkun. Puthjet dhe përkëdhelitë në këtë zonë janë shumë të dashura për ta. Një luan do të eksitohej edhe sikur të vendosnit disa kube akulli në këtë pjesë.

VIRGJËRESHA: Ndryshe nga luani, virgjëresha ka si armën e saj ndezëse një pikë kyçe të barkut, kërthizën. Mënyra më e mirë për të hapur zemrën e një virgjëreshe janë butësia, ndjeshmëria dhe sigurisht përkëdhelitë, puthjet dhe gudulisjet në kërthizë. .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat