Fjalitë që i heqin trurin çdo mamaje që ka fëmijë adoleshent

Life style

Fjalitë që i heqin trurin çdo mamaje që ka fëmijë adoleshent

Më: 15 prill 2017 Në ora: 23:34
Ilustrim

Keni fëmijë adoleshent? Ja cilat janë 4 fjalitë që mund t’ju bëjnë të humbni durimin edhe nëse jeni nëna më e qetë në botë!

1. Unë jam kështu! Ka shumë mundësi të merrni një përgjigje të tillë në ndonjë situatë kur do të jeni duke kritikuar sjelljen apo veshjen e fëmijës tuaj adoleshent. Sigurisht që kjo është një frazë që ju irriton pasi mbyllja e diskutimit kaq shpejt dhe pikërisht në këtë mënyrë nuk është zgjidhja më e mirë e mundshme. Ju duhet të tregoheni të duruara dhe të kujtoni se ndoshta edhe ju e keni thënë dicka të tillë në periudhën e adoleshencës.

2. Nuk mund të dëgjojmë diçka tjetër? Kjo shprehje mund të thuhet nga fëmija juaj ndoshta ndërsa jeni me të në makinë dhe ju jeni duke dëgjuar këngën tuaj të preferuar, ndoshta pak të vjetër, por gjithsesi një hit të vjetër. Kënga ndërpritet nga kritika e vajzës apo djalit tuaj adoleshent i cili kërkon të dëgjojë dicka më modern. Edhe pse fillimisht mund të irritoheni në fund do të dorëzoheni dhe do të dëgjoni ndonjë nga hitet e fundit që me siguri nuk do t’i kuptoni asnjë fjalë.

3. Maaaamiiiiiii!! Kur dëgjoni që fëmija juaj ju drejtohet në atë mënyrë e kuptoni menjëherë që do të kërkojë dicka nga ju dhe në më të shumtën e rasteve mund të kërkojë ndonjë nga veshjet që me siguri nuk është duke e gjetur. Kjo mund të ndodhë ndërsa jeni duke parë e qetë televizor, por që nuk keni zgjidhje tjetër përvecse të çoheni dhe të shkoni pranë saj ose tij ndryshe mund të dëgjojnë edhe fqinjët teksa ju kërkon sërish.

4. Nuk paska internet? Më në fund keni mundur të shkoni diku me pushime bashkë me familjen tuaj në një vend të qetë, larg rutinës së përditshme kur ja, e gjithë qetësia dhe harmonia që mbizotëron në mendjen tuaj ndërpritet nga fjalët e një adoleshenti në “krizë” për shkak të pamundësisë për të përdorur rrjetet sociale. Në këtë rast duhet të dini se çfarëdolloj gjëje që të thoni nuk do ta qetësojë apo kënaqë atë, kjo deri në momentin që nuk do të mund të futet në facebook, instagram e me rradhë. Vetëm në këtë moment fëmija juaj mund të fillojë të buzëqeshë sërish.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat