Këshillat më të mira për lidhje

Life style

Këshillat më të mira për lidhje

Më: 16 prill 2017 Në ora: 16:25
Ilustrim

Disa njerëz kanë ndarë në median sociale Reddit, këshillat më vendimtare të lidhjeve që ata i kanë marrë:

“Kur babai dhe nëna ime ishin në ndarjen e tyre të dytë, ajo kishte dalur me shoqen e saj dhe po shfryhej për të gjitha gjërat që ajo do të dëshironte që t’i ndryshonte tek ai. Deri kur shoqja e saj e kishte pyetur ‘çfarë je në gjendje që të ndryshosh tek vetja?’”

“Kjo e kishte bërë nënën të mendojë se si ajo po ndikonte negativisht në martesën e saj, dhe ta kuptojë se nëse do të donte që ai të ndryshonte, ajo duhej ta bënte të njejtën gjë me veten, dhe të takohej me babain tek vendi i njejtë”.

Të tjerët vunë theksin tek rëndësia e veprave të vogla të dashurisë dhe përpjekjes së përjetshme që ta dëgjonui partnerin tuaj.

“Bëni gjëra të vogla. Nganjëherë, unë definitivisht nuk dua që të zgjohem nga divani dhe ta ndihmoj gruan time me diçka, por e di se ajo vërtetë e çmon kur e bëj atë gjë”, një tjetër njeri tha.

“Edhe nëse jeni të martuar, kurrë mos i ndalni takimet me partnerin tuaj. Dashuria është aktive”, dikush tjetër kishte shkruar.

“Mendoj se këshilla më e mirë që e kam marrë mbi lidhjet është ajo që ju nuk duhet gjithmonë ta ngushëlloni atë, dhe se ju gjithmonë mund t’ua bëni me dije se brengoseni vetëm duke qenë prezent/afër tyre”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat