Nuk u depilua për një vit, vajza seksi tregon trupin ‘e frikshëm’

Life style

Nuk u depilua për një vit, vajza seksi tregon trupin ‘e frikshëm’

Më: 16 prill 2017 Në ora: 18:58
Morgan

Ajo është një blogere fitnesi dhe ka mijëra ndjekës në Instagram në të cilin poston foto herë pas here. Por së fundmi fansat e saj janë përballur me një foto aspak të zakonshme, ose të pakën me një pamje të cilën nuk e kishin menduar më parë se do ta shihnin.

Morgan para një viti vendosi të mos e depilonte më trupin e saj, dhe tani ajo ka postuar disa foto në të cilat na tregon se si duket. Ajo është shprehur se kur ishte 11 apo 12 vjeçe, shoqet e klasës e kishin tallur për këmbët e padepiluara dhe ajo duke qarë i kishte kërkuar mamasë ta mësonte se si t’i hiqte.

Por pas shumë vitesh ajo mendoi se do të ishte më mirë të mos depilohej më. Dhe për këtë ka listuar disa arsye.

“Së pari më merr shumë kohë. Së dyti, dalja e qimeve pas depilimit është shumë e bezdisshme dhe së treti… përse të mos jem natyrale?!”, është shprehur ajo.

Morgan thotë se nuk ka si qëllim të nxisë femrat të bëjnë të njëjtën gjë, por dëshiron të inkurajojë të gjitha ato që kanë dëshirë të jenë natyrale dhe të ndihën mirë me trupin e tyre.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat