Gabimet që duhet të shmangim kur zgjedhim parfumin, ja truket që na vijnë në ndihmë

Life style

Gabimet që duhet të shmangim kur zgjedhim parfumin, ja truket që na vijnë në ndihmë

Më: 16 prill 2017 Në ora: 22:20
Ilustrim

Parfumi është zgjedhje personale, por nëse kjo zgjedhje është bërë gabim, mund të jetë një torturë për personin që ndien aromën tuaj. Kjo nuk do të thotë se parfumin tuaj duhet t’ua pëlqejnë të gjithë, por të paktën mësoni disa sekrete. Fragrancat kategorizohen në bazë të “notave”, të cilat konsiderohen të freskëta, florale, orientale, druri (ose Chypre) sipas familjes ku bëjnë pjesë.

Parfum i freskët 
Zakonisht përfshin nota të gjelbra, si bar i sapo kositur, aroma e pranverës, agrume të lehta. Në qoftë se je tip social kjo familje do të përshtatej më së miri.

Florale 
Përfshin nota të jaseminit, gardenias, lules së portokallit, trëndafilit, zambakut të luginës ose mygetit, tuberosës, etj. Në bazë të kombinimit, këto mund të jenë të ëmbla ose pudroze.

Orientale 
Me bazë vanilje, amber, janë vërtet të forta, por njëkohësisht tepër sensuale dhe të përshtatshme për darkë ose raste romantike.

Druri (ose Chypre)
Janë me përbërje të drurit të sandalit, kedrës, patchul, vetiver dhe pishë. Kanë prirje më mashkullore.

Parfumi

Hapat që duhet të ndiqni për të mos gabuar:
1. Flisni me ekspertin e parfumeve në butikun tuaj të zgjedhur.
2. Duke e ditur çfarë kategorie i përkisni, duke u nisur nga informacioni i mësipërm, shpjegojani ekspertit dhe ai do të dijë nga t’ia nisë.
3. Mos u mbuloni me prova fragrancash, provojeni njëherë në blotersa (letra ku testohen parfumet). 
4. Zgjidhni dy ose tre që ju pëlqejnë më shumë dhe pastaj hidhini në lëkurë, te zona e brendshme e kyçit të dorës. 
5. Prisni rreth 15 minuta që parfumi të kalojë etapën e parë të evaporimit dhe të dalin në pah notat që zgjasin më tepër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat