3 në 1: Poza “anticelulite” në të cilën dominon femra

Life style

3 në 1: Poza “anticelulite” në të cilën dominon femra

Më: 18 prill 2017 Në ora: 12:36
Ilustrim

Dëshironi t’i bëni një surprizë partnerit me aventurë të zjarrtë seksuale, provoni “galiç femëror” në 3 mënyra – pozë në të cilën femra dominon dhe me atë rast forcon muskujt e prapanicës, pastaj nxit qarkullimin e gjakut në kofshë dhe në këtë mënyrë ndihmon eliminimin e celulitit.

Femra ulur galiç 1:

Karrigen me mbështetëse afrojeni pranë krevatit apo kolltukut, e cila, më vonë, do t’ju shërbejë si mbështetëse për shputat e këmbëve.

Mashkulli të ulet në karrige, ndërkaq femra e kthyer me fytyrë nga ai i ulet në prehër, pastaj ia hedh këmbët sipër kofshëve të tij dhe i mbështet shputat për krevat.

Derisa mashkulli e mban femrën për ije dhe lehtë e përkrah, ajo ngrihet duke u mbajtur për krahët e tij dhe e dikton dinamikën e marrëdhënies.

Femra ulur galiç 2:

Mashkulli ulet në dysheme me këmbë të lakuara në gjunjë dhe mbështetet në shputa prapa shpinës.

Femra i afrohet dhe i ulet në prehër me fytyrë të kthyer nga ai dhe ulet galiç duke u mbajtur për krahët apo qafën e partnerit.

Femra ulur galiç 3:

Mashkulli ulet në krevat, femra hip në krevat dhe e kthyer me shpinë ulet galiç, duke u mbajtur me duar mbi gjunjët e tij.

Mashkulli e mban për ije, ndërkaq ajo me lëvizje të lehta ia ul dhe ia ngre krahun partnerit dhe me atë rast dikton tempin dhe thellësinë e penetrimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat