Vera po afron dhe bashkë me të edhe numri i çifteve që vendosin të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë. E ndërkohë që sezoni i dasmave është më afër sesa e mendoni, organizatorët e tyre tregojnë për një trend të ri të momentit.
Të gjithë kujdesen që çdo detaj i dasmës së tyre të jetë më shumë sesa perfekt, duke nisur që nga ambienti dhe deri tek ngjyrat e dekoreve. E pikërisht këtu do të ndalemi tek një trend i ri i momentit. Bëhet fjalë për ngjyrën blu. Madje nuset kanë nisur të zgjedhin edhe fustanet e tyre në këtë ngjyrë, përveçse kujdesen që edhe detajet e tjera si dekori, ëmbëlsirat, veshjet e shoqërueseve, lulet, torta e dasmës të jenë në këtë ngjyrë.
Madje edhe faqet e njohura në instagram i mëshojnë shumë këtyre detajeve dhe sugjerojnë ngjyrën blu, si trendin e momentit për dasmat. Nëse edhe ju planifikoni të martoheni këtë vit, merreni në konsideratë këtë sugjerim.