Pse ‘takimet në internet’ janë kaq të popullarizuar?

Life style

Pse ‘takimet në internet’ janë kaq të popullarizuar?

Më: 22 prill 2017 Në ora: 15:23
Ilustrim

Madje 20% të lidhjeve fillojnë në internet ku ‘industria e datingut’ rrotullon miliarda dollarë

Korrespondenca nuk duhet të zgjasë më shumë se tre javë. Ata që për herë të parë takohen vetëm pas dy muajsh të korrespondencës, janë më shpesh të zhgënjyer

Në ditët e errëta të online dating gjatë viteve të 90 vetëm 1% e çifteve kanë qenë të gatshëm të pranojnë se janë njohur në mënyrë elektronike. Në këtë dekadë, është ngritur numri në 22% të njohjes së çifteve heteroseksuale dhe 61% të të njëjtit seks. Çdo muaj aty janë aktiv më shumë se 25 milionë meshkuj dhe femra.

Një nga faqet më të vjetra dhe më e madhe për Daiting, Match.com, ekziston që nga viti 1995, ka rreth 100 milionë përdorues të regjistruar dhe rreth një milion e gjysmë aktiv.

Sipas popullaritetit në mesin e 20-vjeçarëve pason OKCupid.com pa pagesë; vitin e kaluar e bleu për 50 milion dollarë kompania që e zotëron Match.com. Nga amerikanët dhe britanikët pëlqehet pjesërisht pa pagesë Pof.com (PlentyOfFish), kurse për ata të facebook-ut të të gjitha vendeve është atraktive Zoosk.com.

Në mesin e të moshuarve, 30 vjet e më tepër, është gjithnjë e më e popullarizuar eHarmony.com, e cila paguhet dhe konsiderohet si një prej më të mirave për ata që kërkojnë lidhje serioze.

Algoritmi i kompatibilitetit

Algoritmi kompleks ju lidh vetëm me partnerët potencial përgjigjet e të cilëve janë në përputhje me tuajat

Kolegia nga Elle britanike ka vizituar selinë e eHarmony në Kaliforni sepse i interesonte se kush janë psikologët dhe ekspertët e kompjuterave të cilët qëndrojnë pas 5% të të gjitha martesave të bëra në Amerikë. Kryesori i kësaj faqe është psikologu dr. Neil Clarck Warren, i cili pas 30 vjet trajnimesh martesore ka arritur në përfundim se martesat thyhen për shkak të papajtueshmërisë (jokompatibilitetit).

Që dy të mbijetojnë, duhet të përputhen në 29, siç i quan ai, dimensione të personalitetit. Kompatibiliteti seksual, mënyra se si i qasemi zgjidhjes së problemeve dhe modelet e ngjashme të komunikimit janë vetëm disa nga çelësat për një lidhje të mirë. Sigurisht, askush nuk mund ti parashikojë domosdoshmërisht sepse zhvillohen dhe ndryshojnë gjatë lidhjes.

Për shkak të “çiftëzimit” sa më preciz, Dr. Warren ka shpikur një test gjithpërfshirës të personalitetit me më shumë se 250 pyetje i cili me anë të algoritmit kompleks ju lidh vetëm me partnerët e mundshëm përgjigjet e të cilëve janë në përputhje me tuajat. Informacionet mbi “lidhjet” e reja i merrni çdo ditë përmes e-mailit kështu që profilet mund ti shikoni në faqen tuaj në eHarmony.

Personit, profili i të cilit ju pëlqen, mund ti dërgoni një ose dy mesazhe të standardizuara falas sa për ta informuar. Për më shumë se kaq, p.sh. për korrespondencë paguhet rreth 20 dollarë në muaj (por ka oferta të ndryshme me zbritje në paketat e abonimit për gjashtë muaj apo më shumë).

Përvoja me eHarmony

Meqë anëtarësimi dhe testi i personalitetit në eHarmony janë pa pagesë, u anëtarësova menjëherë. M’u dobësua entuziazmi pas zgjidhjes së testit për një orë (ndoshta as NASA nuk kërkon më shumë).

Kurrë fund pyetjeve të llojit si “Nëse ju përshkruajnë miqtë tuaj, do të thoshin se: lehtë irritoheni / përpiqeni t’i argëtoni të tjerët / lehtë dekurajoheni / humbni kohë / dëshironi rend dhe pastërti / zakonisht pritni iniciativën e dikujt tjetër …?”

Këshillë: aspak mos tentoni të gënjeni. Kur nuk kërkohen përgjigje të tipit “ABC”, përpiquni të jeni sa më të zgjuar dhe më pak patetik. Në këtë dhe të gjitha faqet e tjera këshillohet që të dërgoni sa më shumë foto tuaja.

Kontrolloni se a po ju pëlqejnë profilet e “lidhjeve” të zgjedhura, të cilët për tri deri në katër javë janë mbledhur rreth 200 mijë (dhe janë kryesisht nga SHBA), dhe pastaj vendosni se a ia vlenë ta paguani “biletën”.

Ku është këtu kimia?

Për ndjenjën e euforisë së papërshkrueshme dhe fluturat në stomak janë përgjegjëse proceset neurokimike, sekretim i shtuar i hormoneve dopamin dhe noradrenalin

Kundërshtarët e online dating akuzojnë faqet e tilla se kanë zhdukur romancën sepse injorojnë kiminë që ndodh (ose jo) gjatë takimit direkt. E kemi të parrezistueshme madje edhe kur e dimë se për ndjenjat e euforisë së papërshkrueshme, rrahjet e shpejta të zemrës dhe fluturat në stomak janë përgjegjëse proceset neurokimike të shkaktuara nga rritja e sekretimit të hormoneve dopamin dhe noradrenalin.

Lidhjet përmes internetit i kritikojnë se me kërkimin e konceptuar në formë katalogu të personit të afërm vetëm nxitet “mentaliteti problematik i shoppingkatolicizmit“. Ata konsiderojnë se njeriun e jetës sonë nuk mund ta kërkojmë në të njëjtën mënyrë siç i përzgjedhim pantallonat apo këpucët.

Lexoni edhe këtë:   12 shenjat që tregojnë se ai është i shkëlqyeshëm në shtrat

Kurse përkrahësit përgjigjen se kimia nuk do të mungojë, për më tepër, do të bëhet më e dukshme dhe më e qëndrueshme kur gjatë korrespondencës zbuloni se sa interesa të ngjashme keni.

Megjithatë, pasioni është një ndjenjë shumë kalimtare, shumë e dobët që në të të krijohet lidhje afatgjate. Një nga psikologët e eHarmony ka një shpjegim shumë interesant për suksesin dhe popullaritetin aq të madh të kësaj faqe “të shtrenjtë”:

Nuk themi se “kimia” nuk është kategori e rëndësishme, por ajo mund shumë lehtë të ju pengojë në ngushtimin e pamjes më të gjërë. Paramendoni se jeni në stadium plot me njerëz. Ndoshta do të ju pëlqejnë qindra prej tyre, por nuk do të dini se si ta ngushtoni përzgjedhjen. Ne do ta bëjmë për ju, do ti përzgjedhim njëqind burra shumë interesant. Nga të gjithë ata mund të ju joshin vetëm dy-tre, por mund të jeni të sigurt se jeni kompatibël me të gjithë.

Të paguaj apo jo?

“Ku tjetër mund të shkoj dhe për 20 minuta të gjejë 200 gra të pamartuara?”, pyet një përdorues amerikan

Arsyeja kryesore që “industria e datingut” çdo vit rrotullon gjithnjë e më shumë miliarda dollarë është shumë e thjeshtë: a janë shumë dhjetra euro në muaj për dikë që vërtetë dëshiron të gjejë mashkullin/femrën e jetës?

“Ku tjetër mund të shkoj dhe për 20 minuta të gjejë 200 gra të lira që duan të dalin në takim?” pyet një përdorues amerikan i cili punon më shumë se 10 orë në ditë kështu që nuk ka kohë dhe energji për mënyrat tradicionale të njoftimit.

Edhe pse shumë i zënë, një Zagrebas ka një qëndrim krejtësisht ndryshe ndaj faqeve të tilla, nga të cilat do të largohej “kur ato bëhen të pista, lexo: kanë filluar të inkasojnë edhe ajrin që e thithim, përderisa qëndron në to”.

Kurthet e ‘online daiting’

Psikologu i Northwestern University dr. Eli J. Finkel me disa kolegë në shkurt të vitit 2012 ka publikuar një hulumtim të gjerë “Online dating: A critical analysis from the perspective of psychological science” (‘Analizë kritike nga pikëpamja e shkencës psikologjike’, mund ta shkarkoni nga webfaqja e tij e universitetit).

Dëshironin të dinin se si online dating dallon nga mënyrat tradicionale të njohjeve. Pavarësisht nga të gjitha kritikat, kanë përfunduar se kjo është mënyrë shumë e pranueshme e njohjes së njerëzve të cilët përndryshe do të ishte e vështirë të takoheshin diku, por …

Problemi i parë: mbështetja e tepërt në profilet personale të partnerëve të mundshëm. Ata janë shpesh të mbushur me “leksikun” e të dhënave (filmi më i preferuar, grupi muzikorë, libri) që nuk janë të domosdoshme për lidhje serioze. Hulumtimet tregojnë se përdoruesit shpesh nuk e dinë se çfarë veti presin nga partnerët, edhe pse janë të bindur se e dinë. Gjatë takimit “gjallë”, vërejnë se janë plotësisht të parëndësishme karakteristikat e kërkuara më parë në profile.

Problemi i dytë: zgjedhja dhe sasia tepër e madhe e profilit. Për këtë bëhemi tepër zgjedhës dhe kurrë të kënaqur. Jemi të prirur për objektivizimin e partnerëve të mundshëm dhe përfundimin se me siguri duhet të ekzistojë dikush edhe më i mirë për ne në një det të tillë me peshqi.

Problemi i tretë: korrespondenca shumë e gjatë, e cila shpie në pritshmëri shumë të larta dhe idealizim. Ata zbuluan se korrespondenca më e gjatë se tri javë është kundërproduktive. Ata që për herë të parë takohen vetëm pas një apo dy muajsh të korrespondencës, janë më shpesh të zhgënjyer.

Problemi i katërt: propagandimi i “qasjes shkencore”. Me qasje të tillë më së shumti lavdërohen faqet që paguhen. Por asnjëra nuk ka publikuar ndonjë dëshmi për algoritme komplekse të kompatibilitetit të cilët kinse i përdorin.

Problemi i pestë: pagesa. Ekipi i Finkel nuk sheh një ndryshim të rëndësishëm në suksesin e çiftëzimit mes faqeve me pagesë dhe atyre pa pagesë për shërbimet e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat