Horoskopi, 24 prill 2017

Life style

Horoskopi, 24 prill 2017

Më: 24 prill 2017 Në ora: 07:20
Ilustrim

Dashi 21/3 - 20/4 Nuk duhet ta nisni ditën me mendime të këqija lidhur me partnerin. Dështimi i përkohshëm i një plani nuk duhet t’ju dekurajojë aspak. Bëni kujdes me financat.

Demi 21/4 - 21/5 Yjet kanë një porosi për ju sot, mos i lejoni partnerit që t’ju marrë të gjitha energjitë dhe kohën më të madhe të ditës, sepse nuk duhet të harroni një impenjim në drekë.  

Binjakët 22/5 - 21/6 Përpiquni që të lëvizni sa më shpejt të mundni, pasi gjatë pasdites do t’ju vijë në mendje të bëni një surprizë për njeriun tuaj të zemrës e cila do ju afrojë shumë.

Gaforrja 22/6 - 22/7 Shijojeni momentin e bukur që po kaloni falë pajtimit me partnerin me të cilin këto kohë keni pasur disa mosmarrëveshje. Do të lumturoheni shumë.

Luani 23/7 - 21/8 Përjashtoni nga mendimet tuaja një person që ka fuqinë t’i bëjë keq humorit tuaj. Në mbrëmje kushtoji vëmendjen e duhur njeriut tuaj të zemrës dhe kaloni momente romantike së bashku.

Virgjëresha 22/8 - 23/9 Pavarësisht gjithë fjalëve të bukura dhe propozimeve ju ende nuk do të mund të shuani keqkuptimet që po kaloni në marrëdhënien tuaj. Ndaj, largohuni për të kuptuar nëse jua ndien mungesën.

Peshorja 24/9 - 23/10 Mos u nxitoni në gjykimin e një situate të krijuar në çift, ju mungojnë edhe disa elemente shumë të rëndësishme. Beqarët do bëjnë disa takime, por asnjë nga personat nuk do ua mbushë mendjen.

Akrepi 24/10 - 22/11 Xhelozia juaj është absolutisht e pamotivuar që nga momenti kur janë implikuar arsyet për të cilat nuk është e drejtë që ju ndiheni posesiv ndaj tij/saj.

Shigjetari 23/11 - 22/12 Dita e sotme do t’ju duket sikur nuk do të kalojë kurrë, përderisa do të ndiheni tepër dembel në punë dhe në gjithçka tjetër që do të bëni.

Bricjapi 23/12 - 20/1 Sot do t’ju kërkohet një sforcim i vogël, i cili në fund do t’ju lejojë që të ndodhë diçka e rëndë- sishme në marrëdhënien tuaj në çift, nuk do të jetë e lehtë, por në fund do të gëzoheni.

Ujori 21/1 - 19/2 Mos u fiksoni shumë pas idesë tuaj të fundit. Ka disa gjëra, të cilat nuk do të funksionojnë në mënyrën se si ju do të donit. Kujdesuni për lidhjen tuaj.

Peshqit 20/2 - 20/3 Nesër mos u fusni në krizë nga një e papritur. Nëse jeni tip krijues mund t’i zgjidhni shumë shpejt gjërat me partnerin sipas vullnetit tuaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat