E thotë edhe shkenca: Shpenzoni para në përvoja, jo në gjëra

Life style

E thotë edhe shkenca: Shpenzoni para në përvoja, jo në gjëra

Më: 24 prill 2017 Në ora: 10:47
Ilustrim

Shumica e njerëzve janë në kërkim të lumturisë. Ka ekonomistë të cilët thonë se lumturia është indikatori më i mirë i shëndetit të një shoqërie. Të gjithë e dimë se paratë mund t’ju bëjnë më të lumtur, por kjo nuk është plotësisht e vërtet.

Ekziston një supozim logjik të cilin shumica e njerëzve kanë tendenca ta kenë kur shpenzojnë para: se për shkak që një objekt fizik do të zgjatë më shumë, ai do të na bëjë të lumtur për një kohë më të gjatë sesa një përvojë afatshkurtër, si ndonjë koncert apo pushim. Por, sipas hulumtimeve, ky supozim del të jetë krejtësisht i gabuar.

“Një nga armiqtë kryesorë të lumturisë është adaptimi”, thotë Dr. Thomas Gilovich, profesor i psikologjisë në Universitetin Cornell, i cili e studion me vite të tëra pyetjen se a sjellë paraja më shumë lumturi.

“Ne blejmë gjëra të cilat na bëjnë të lumtur, dhe kjo ka efekt. Por vetëm për një kohë. Gjërat e reja mund të jenë emocionuese në fillim, por pastaj adaptohemi me to”.

Prandaj, në vend se ta blini celularin më të ri në treg apo një veturë super të re, Gilovich thotë se më shumë lumturi do të fitoni nëse i shpenzoni paratë në përvoja të ndryshme, si duke udhëtuar, duke mësuar aftësi të reja, duke u marrë me aktivitete të ndryshme, etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat