Si pozoni, ashtu ju është edhe lidhja: Fotografia e përbashkët ju zbulon!

Life style

Si pozoni, ashtu ju është edhe lidhja: Fotografia e përbashkët ju zbulon!

Më: 24 prill 2017 Në ora: 12:18
Ilustrim

Fotografia e përbashkët mund të fshehë sinjale sekrete, të cilat më herët nuk i keni vërejtur, mirëpo patjetër janë shkas që ta shikoni marrëdhënien tuaj dhe të mendoni se a mundeni dhe a dëshironi ta bëni më të mirë.

Autorja dhe terapeutja e njohur seksuale, Tracey Cox, konstaton që situata në lidhjen me partnerin mund të vlerësohet në mënyrë shumë të thjeshtë – duke shikuar fotografitë e çiftit, shkruan Daily Mail.

Lidhja juaj është e shkëlqyeshme, nëse në fotografi:

1. E shikoni drejt në sy njëri-tjetrin, apo njëri nga partnerët i buzëqeshur shikon kamerën, ndërsa tjetri e shikon drejt në sy – shikimi i këtillë zbulon që nuk keni çka të fshihni.

2. Jeni ulur në karrige-kanape afër njëri-tjetrit, apo keni qëndruar shumë afër – kjo tregon që nuk dëshironi të jeni të ndarë fizikisht, përkatësisht dëshirojnë të jenë afër njëri-tjetrit.

3. Torzoja juaj është e drejtuar nëse jeni të përqafuar apo ia keni hedhur dorën njëri-tjetrit – mund të jetë shenjë që do të thotë “eh, ta bëjnë këtë fotografi”.

4. Komblikët tuaj janë afër – sa më afër të jenë kërdhokullat dhe komblikët tuaj, do të thotë që afërsia e tillë ju është e natyrshme, gjë që bën me dije që jeta juaj seksuale është e plotësuar.

Nëse në fotografi nuk bëni asgjë nga ajo që cekëm më sipër, mendoni për këto gjëra:

1. Ju dhe partneri juaj qëndroni larg njëri-tjetrit, përkatësisht nuk prekeni me asnjë pjesë të trupit, sepse largësia fizike zakonisht lidhet me atë emocionale.

2. Çasti i vetëm kur prekeni është me rastin e takimit, përshëndetjes me rastin e ndarjes apo kur bëni seks – keni humbur intimitetin fizik dhe jeni shndërruar në “miq me privilegje”

3. Gjithnjë e më shumë e shikoni njëri-tjetrin në sy, ndërkaq derisa jeni duke biseduar, njëri nga partnerët shikon nga muri/dritarja/telefonin mobil.

4. Nëse njëri-tjetrin e prekni papritur apo pa dashje, tjetri “rrëqethet”.

5. Me rastin e uljes afër njëri-tjetrit krijoni pengesa fizike – i kryqëzoni duart, i vini jastëkët në mes, ia ktheni shpinën njëri-tjetrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat