Kjo është ajo që ndodh kur dikush jua thyen zemrën

Life style

Kjo është ajo që ndodh kur dikush jua thyen zemrën

Më: 24 prill 2017 Në ora: 15:40
Ilustrim

Kushdo që është braktisur nga personi i zemrës e kupton ndjenjën që duket thuajse dikush ju ka goditur në zemër.

Është ajo lloj ndjenje që ju shtyn të dërgoni 28 mesazhe ish-it tuaj, të pini tekila për një javë, të lini punën.

Lajmi i mirë për ju është se ekziston një arsye shkencore pse keni bërë zgjedhje të tilla të tmerrshme.

Një studim i vitit 2005, nga shkencëtarët e Universitetit të Kalifornisë, ka zbuluar një lidhje mes ndjeshmërisë së dhembjes fizike dhe asaj shoqërore.

Gjeni që i rregullon qetësuesit më të fortë të trupit është gjithashtu i përfshirë edhe në përvojat e dhimbshme shoqërore.

Kjo do të thotë se kur përjetoni refuzim , trupi i liron të njëjtit qetësues natyral për dhimbjen fizike dhe i regjistron ato si gjëra të njëjta,

Gjithashtu, një studim tjetër i vitit 2008, ku i ka përfshirë qindra mijëra çifte të martuara në SHBA, ka zbuluar se mundësitë e vdekjes të një personi janë rritur tre muaj pasi që partneri i tyre kishte vdekur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat