Ja provat: Kush tha që aktorët nuk bëjnë seks gjatë xhirimeve?

Life style

Ja provat: Kush tha që aktorët nuk bëjnë seks gjatë xhirimeve?

Më: 27 prill 2017 Në ora: 07:03
Ky nuk është i pari film ku aktorët bëjnë seks me të vërtetë.

“Do jetë një film i egër. Do bëjmë seks me të vërtetë”.

Kështu deklaroi aktori i njohur Shia LeBeouef përpara se të niste xhirimi i filmit “Nymphomaniac”, me regjisor të famshmin dhe kontroversin Lars von Trier.

Por ky nuk është i pari film ku aktorët bëjnë seks me të vërtetë.

Shortbus-2006

Në këtë film të John Cameron Mitchell ka një skenë orgjie në një klub, e vërtetë e gjitha.

9 Songs-2004

Filmi e pati premierën në Kanë, por gazetat thanë se ai ishte më shumë porno se një film artistik.

The Brown Bunny-2003

Regjisori dhe aktori Vincent Gallo u kritikua ashpër për shkak të një skene të fortë me seks oral. Edhe ky film e pati premierën në Kanë.

Baise moi-2000

Filmi i regjisores Virgine Despentes u kritikua për skenat e forta me seks dhe dhunë.

Wild Orchide-1989

Filmi u censurua në SHBA. Aktorët kryesorë, Mickey Rourke dhe Carre Otis bënë seks jo vetëm në film, por edhe në jetën private patën një lidhje.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat